Marksistja Mogherini, nga dashuria për Rusinë ka tre kushte vetëm për Kosovën

Saturday, 12 Janar 2019 20:21

Në çdo takim të delegacioneve mes Serbisë dhe Kosovës, Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini shfaq anësinë e saj për Serbinë.
Fakti që sot Kosova është më e izoluar se kurrë, në një formë apo tjetër është edhe përgjegjësia e saj. Më konkretisht nga takimi i fundit i dy delegacioneve atij të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, shihet qartë qëndrimi i saj, duke i vendosur Kosovës tre kushte, mes tyre heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Të mos harrojmë këtu deklaratën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili me të drejtë deklaroi se po të jetë për Mogherinin Kosova rri edhe 3 mijë vjet kështu siç jemi.
Po pse ky zell për ti vënë kushte vetëm Kosovës dhe mos e shqetësuar Serbinë.
Për Mogherinin ka pasur artikuj interesantë dhe në shtypin italian dhe kujtojmë një prej tyre “Dritëhije Iraniane mbi BE”. Ajo njihet për qëndrimet filo-ruse. Mogherini njihet për prejardhjen nga qarqet e majta të politikës italiane.Mogherinin nuk brengoset aspak për qytetarët e Kosovës, të cilët në sajë të mashtrimeve dhe premtimeve i ka ngujuar ata në një geto të madhe duke iu pamundësuar lëvizjen e lirë, si e drejtë elementare.

Modifikuar më Diel, 13 Janar 2019 11:14
Login to post comments