Judicial Watch: Reforma e Drejtësisë në Shqipëri e dështuar si në Kolumbi

Hënë, 21 Janar 2019 10:09

Organizata “Judicial Watch” ka zbuluar të gjitha anët e errëta të Ramës dhe të mbajtjes së pushtetit të tij në Shqipëri.

Ka qenë investiguesi William Marshall, i cili ka zbuluar edhe makinacionet që janë bërë nga Edi Rama për të kapur drejtësinë shqiptare.

Jo më kot, në fakt, ekspertët e Reformës në Drejtësi, kanë qenë të financuar nga Open Society Foundations, e cila është degëzim i organizatës që drejtohet nga George Soros.

William Marshall thotë se investigimi në fjalë, nuk do të mbetet këto, por do të shtrihet edhe më tej.

“Qëllimi i Reformës në Drejtësi, nuk ka qenë korrupsioni, por zhdukja e gjyqtarëve të vërtetë dhe me prirje konservatorë, për t’i zëvendësuar më pas më gjyqtarë radikalë të majtë.”, shprehet ai.

William Marshall ka zbuluar se paratë e taksapaguesve amerikanë, duke u kanalizuar përmes Open Society Foundations, e cila më pas i shpërndante në OJQ, degëzime të saj, shkonin pikërisht për të kapur reformën në drejtësi nga Edi Rama, ku pas tij fshihet George Soros.

“Andi Dobrushi, drejtuesi i Open Society Foundations, takonte herëpashere ambasadorin Donald Lu, i cili i jepte indikacione, të cilat shkonin në Departamentin e Shtetit, për mbështetjen e kësaj reforme. Gjyqtarët radikalë të majtë do të vendoseshin aty për të mbrojtur korrupsionin galopont që kishte Shqipëria, nën regjimin  e Edi Ramës.”, thotë William Marshall.

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 21 Janar 2019 13:46
Login to post comments