Edi Rama po “lan“ veten

Tuesday, 22 Janar 2019 16:54

Nga Bardh Spahia

Historia përsëritet e Edi Rama po i flak me rradhë njerëzit e vet. Njëlloj si me Tahirin dikur, Gjiknurin e Ahmetajn pak javë më parë, tani shkarkoi edhe Afrim Qendron e ARRSH. Skandali i tenderit të Unazës së re, po e zhyt thellë, e ka nevojë që të paktën në letër, shkelësit e ligjit të mos figurojnë si zyrtarë të vetët, por si “ish“-a, mundësisht të shkarkuar, në mënyrë që ai që u diktonte firmën, të shfaqet në rregull. Qëkur u ul në karriken e kryeministrit u sigurua që të kishte paprekshmërinë. Me lekët e taksapaguesve të BE e SHBA, e “reformoi“ aq shumë drejtësinë, sa askush nuk guxon të regjistrojë cështje, për asnjë nga njerëzit e vet, sado flagrante skandalet që u dalin në media, që denoncohen nga opozita, apo që kapen nga përgjimet e prokurorisë. Meqë në BE tashmë po shkruhet Opinioni i Komisionit Europian për takimin e qershorit për hapjen e genociatave të antarësimit, Edi Rama po sigurohet të jetë në rregull me letra, pa njolla, njëlloj si herën e kaluar, kur miqtë e tij në Tiranë e Bruksel, ia fshinë nga raporti Saimir Tahirin. Por investimi i shtrenjtë i Edi Ramës, që u materializua në atë raport, nuk e bindi Këshillin Europian, e në fakt humbja ishte për të gjithë shqiptarët. Po bën të njëjtën gjë tani. Po “lan“ veten tani për tani, në mënyrë që ata që herët a vonë do dalin para drejtësisë, të mos i faturohen atij si kosto. “Definicioni i cmendurisë është të bësh të njëjtën gjë pa pushim dhe të presësh rezultate të ndryshme“, nuk është vetëm thënie. Po na e provon ky kryeministër që sa më shpejt ta largojmë, aq më i cmuar do jetë shërbimi që i bëjmë të tashmes e të ardhmes. #RevolteDeriNeLargimTeEdiRames

Modifikuar më Tuesday, 22 Janar 2019 16:57
Login to post comments