Nga Kreshnik Collaku
Lajmi i bere publik nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale ),ku sipas te cilit qeveria shqiptare,permes bashkepunimit me mafien shqiptare ne Evrope eshte futur ne linja bashkepumimi me Organizata Terroriste si DAESH etj,ne pastrim parash,kontrabande etj,eshte lajmi me i rende ne 29 vite pluralizem ne Shqiperi.
Lajmi i botuar ne Gjermani nuk eshte lajm i ri.
Ne raportin e vitit 2018 te Departamentit Te Shtetit dhe te CIA qartesisht eshte bere publik shqetesimi se “shqiperia eshte kthyer ne dispeceri te #OpiumitAfgan drejt Evropes,dhe se “ekonomia me aktive” ne Shqiperi eshte ajo e pastrimit te parave.
Per njohesit e ceshtjeve te sigurise dhe atyre nderkombetare eshte fakt i njohur se Trafikimi i Opiumit nga Afganistani ne Evrope dhe Pastrimi Nderkombetar i Parave te ardhura nga ky aktivitet,jane ekonomite baze dhe burimi kryesor financiar i #Terrorizmit.
Vetem pak kohe me pare zv sekretari i departamentit te shtetit theksoi se ky aktivitet trafikimi ne Ballkan dhe posacerisht ne Shqiperi,cenon #SigurineKombetare te SHBA dhe Nato.
Qeveria dhe Mafia Shqiptare ne bashkepunim ,me kete implikim te rrezikshem i kane dhene nje goditje te forte #OrientimitStrategjik te Shqiperise dhe nivelit te besueshmerise se Shqiperise ne Nato.
Lajmi pervecse kerkon nje hetim te plote kombetar dhe nderkombetar te specializuar,meriton gjithashtu angazhimin aktiv dhe mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare te Republikes se Shqiperise.
Akuza,”Shqiperia partnere me Terrorizmin “,eshte nje vule e rende per popullin e kombin qe Natos dhe SHBA i dedikon mbijetesen e clirimin e gjysmes se vet.
Ky eshte Skandali qe poshteron nje Komb.