Nga SKËNDER MULLIQI
Dita e 24 janarit të vitit 2011 ishte ditë e rëndë, për familjen Lukaj. Ata morën lajmin e hidhur nga Tirana për vdekjen e hershme të më të dashurit të tyre, Nazmi Lukajt, shkrimtar dhe publicist i shquar në mbarë hapësirat gjithëshqiptare. Ajo ditë ishte ditë e rendë edhe për ne shokët e Nazmiut, për miqtë , dashamirët dhe për opinion e gjerë publik. Portreti i Nazmi Lukajt është i begatshëm ,se ashtu e begatshme ishte edhe jeta dhe vepra e tij madhështore për atdhe dhe komb. Ai la gjurmë të pashlyeshme në publicistikën shqiptare. Ai la gjurmë të pashlyeshme edhe si profesor i gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, ku punoj për shumë vite. Nazmiu ishte njeri i urtë por edhe njeri shumë dinamik, tamam siç edhe e kërkon koha moderne. Vdekja e tij edhe pas 8 vitesh ndjell mall , dhembje dhe emocion njëherësh. Nazmiu nuk iu tremb terrorit serb edhe pse ishte në moshë të re. Ai si ndali aktivitetet e tija kundër një regjimit shtypës serbomadh. Disa herë u maltretua nga organet e sigurimit serb për aktivitetin dhe shpirtin e tij të sakrificës.
Edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, asnjëherë nuk e ndali aktivitetin e tij, por tash duke shpërndarë rreze diturie tek nxënësit në gjimnazin me nam të Pejës. Dhe, Nazmiu si intelektual i mirëfilltë, kurrë nuk u ndal më penën e tij të mprehtë për ti ndihmuar Kosovës së lirë në rrugëtimin e saj. Ai ishte mjeshtër i vërtetë i penës. Ai la pas veti edhe katër libra të botuar dhe shumë shkrime publicistike. Libri i pare është “Kosova dhimbja dhe shpresa ime” , botuar në Tiranë në vitin 1999. Libri i dytë më 2002 “Ese, komente dhe analiza” botuar në Pejë në vitin 2002. Libri i tretë “A është Kosova një rast unikat?”. botoi po ashtu në Pejë në vitin 2007 dhe libri i katërt publicistik dhe i fundit i tij është “Përtej statusit të Kosovës”. Ai zenitin prej gazetari , publicisti dhe analisti politik edhe pse punoj në shumë gazeta në Kosovë dhe ne Shqipëri , e arriti në “Bota sot’. Ne, shokët e shumtë të tij, sigurisht së në këtë datë mallëngjehemi së humbëm një shok të mirë , një penë të shquar , një njëri me tipare të larta njerëzore dhe atdhetare. Pikëllohemi edhe më shumë së ai iku nga kjo botë e rreme në moshë te re. Iku pa u çmallur më familjen. Iku pa u çmallur me djalin, vajzat dhe bashkëshorten. Ai iku nga kjo jetë ku publicistikës shqiptare i duhej pena e mprehte e tij. Nazmiu iku në zenitin e karrierës së tij. Sigurisht Nazi po te ishte gjallë do të krijonte edhe shumë vepra të reja, së nuk ndalej kurrë së shkruari. Ai as gjumin nuk e bënte ashtu si duhet , vetëm për të krijuar vepra sigurisht monumentale. Ai ishte njeri i cili kishte vizione për të ardhmen e Kosovës . Ai i qëndroi besnik vijës institucionale të presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovës. Nazi, ishte sfidues, krenar, i pa mposhtur para sfidave të jetës. Ai kishte një shpirt të trazuar, së nuk i duronte padrejtësitë. Nuk i duronte të keqijat që mbinë pas luftës në Kosovë. Me tërë qenien e tij duke e rrezikuar shpesh edhe jetën , e luftoi krimin e organizuar dhe dukuritë tjera negative të shoqërisë. Nazmiun të gjithë që e njohën për së afërmi dhe në shokët dhe koleget e tij nuk mund ta harrojmë shtegtimin në jetë që kishim më te. Nuk mund të harrojmë çastet e vështira , por edhe humorin që ai na sillte shpesh në mesin tonë, për te na i larguar sa do pak brengat e jetës. Nuk mund ta harrojmë edhe për faktin së ai e deshti Kosovën , e deshti Shqipërinë dhe trojet etnike deri ne Çamëri. Nazmiu nuk iu tremb deri në çastin e fundit as sëmundjes së rëndë, së kishte një shpirt luftëtari. Nazi, jetoi si një simbol i mençurisë dhe urtësisë dhe e gjithë kjo rrezatoi në mënyrën më të fuqishme në shkrimet e paharrueshme te tija. Figura e Nazmi Lukajt do të zë vend të merituar në krijimtarinë dhe në publicistikën shqiptare në përgjithësi. Edhe ky 24 janar kur ti shkove në jetën e amshuar në të cilin muaj vdiqën edhe shumë burra të mëdhenj të kombit, do të na përmalloj shumë. Ti në këtë 24 janar do ti mungosh familjes për të cilën ishe i lidhur aq shumë. Por, edhe në atë botë duhesh ta jesh krenarë më fëmijët të cilët ta kanë zbardhur fytyrën .Edhe në këtë katërvjetor i shprehim ngushëllimet më të sinqerta kryefamiljarit Kamer Lukajt. Jeta dhe shëmbëlltyra prej intelektuali të mirëfilltë të Nazimi Lukajt, do të mbesin kurrë të pa harruara…