Dy goditje nga Gjermania për Ramën

E Enjte, 24 Janar 2019 19:35

Dy lajme të pavarura nga njëra tjetra por të mbërritura sot nga Gjermania i dhanë një goditje të rënë qeverisë shqiptare dhe politikave të errëta të kryeministrit Edi Rama.
Së pari, Berlini ka treguar qëndrimin e tij, të Gjermanisë, por edhe më gjerë, atë të BE-së kundër lëvizjeve të kufijve në Ballkan. Kështu u mësua të ishte shprehur Kancelarja Angela Merkel në forumin ekonomik të Davosit e cila po sipas mediave i ka përcjellë mesazhin Serbisë se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.
Deklarata e Merkelit hedh poshtë të gjitha tezat e ngritura sa nga Serbia aq edhe nga qarqe shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri se teza për ndryshimet e kufijve ka mbështetje në korridoret e Evropës.
Gjermania dhe Evropa i kanë lexuar tashmë qëllimet dashakeqe të Kryeministrit Rama dhe angazhimet e tij për ti rënë muzikës serbe për çështjen e Kosovës dhe në shenjë penaliteti është fakti se Rama nuk po pritet në asnjë nga Kancelaritë Evropiane në të paktën dy vite e gjysmë.
Goditja e dytë për Ramën erdhi sërish nga Gjermania. “Terroristët janë të motivuar politikisht, “kriminelët e zakonshëm” së pari kërkojnë paratë. Dhe kështu që të dy vijojnë të bashkëpunojnë”, kështu shkruajnë tre autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland and Sarah Holland, në librin e tyre lidhur me pastrimin e parave në Evropë.
Puna e 3 autotëve të këtij libri konsiston në një studim specifik për Ballkanin Perëndimor, duke u ndalur specifikisht edhe në Shqipëri.
Në këtë libër, autorët shprehen: “Në Shqipërinë, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian që në vitin 2014, kontrolli i parasë mbetet jo efikas, ashtu si dhe monitorimi i transaksioneve monetare. Dokumentet vështirë të kontrollohen në hapjen e një llogarie bankare. Në vend qarkullojnë kudo ID false. Kumari lulëzon, licensat janë lehtësisht të nxjerrshme nga lidhjet me zyrtarët, dhe ndërrimit të tyre në zyra. Këta të fundit shpesh kanë lidhje “miqësore” me zyrat jashtë vendit, nëpërmjet të të cilave transferojnë shuma të mëdha parash. Përfitimet nga transaksionet ilekale mund të nxirren lehtësisht jashtë vendit apo edhe të futen në treg”.

Modifikuar më E Enjte, 24 Janar 2019 22:00
Login to post comments