Gazetari: Të hetohen edhe lotet e tjera në Unazën e Madhe

E Enjte, 24 Janar 2019 21:48

Gazetari Gjergj Erebara, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke folur për tenderat e zhvilluara në Unazën e Madhe, ka deklaruar se ishte e qartë që prej fillimi, se këto tendera ishin të manipuluara.

“Te treja tenderat e Unazës, ngrenë flamur të kuq, në bazë të një parimi të thjeshtë. Të gjitha tenderat kanë ofertë fituese me vlerë thuajse në fondin limit.

Në të gjithë botën normale dhe në Shqipëri, KLSH dhe Autoriteti i Konkurencës kanë bërë një manual, për të informuar se kur manipulohen tenderat.

Indicia e parë, është afërsia me fondin limit. Nëse fondi limit është 100 lek, dhe oferta fituese është 99 lek , atëherë ky është treguesi i parë që ky tender është i manipuluar.

Ishte e qartë që kur u bë tenderi, se ishte i manipuluar.

Duhet të hapen hetime edhe për tre lotet e tjera të Unazës së madhe, por edhe të rrugës nga Tepelena në Sarandë.

Gjithashtu, projekti i Unazës është bërë dhuratë.

Dhuratë mund t’i bëhet shtëpisë së fëmijës. ARRSH nuk është institucion që merr dhurata bamirësie. Ka një konflikt interesi mes personit që ndërton projektin dhe interest publik. Në të gjithë botën, projektimi bëhet vecmas ndërtimit, sepse ka konflikt interesi, ndërtuesi ka interest ë ketë volum te madh punimi. “ u shpreh Erebara.

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 12:05
Login to post comments