Anëtari i Kryesisë së PD Tomor Alizoti i ftuar në “Mbrëmja ABC” është shprehur se nuk e ka votuar Bashën kur u rizgjodh për kryetar. Më tej ai është shprehur se Basha duket të janë dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet vendore.
“Unë mendoj që politika gjykohet me akte. Basha është zgjedhur dhe është kryetar dhe ai për mua është në betejën e fundit. Unë nuk e kam zgjedhur por çdo krytar duhet të dorëhiqet. Edhe nëse nuk fiton në këto zgjedhje ai duhet të japë dorëheqjen”.
Ndërsa ka theksuar se Partia Demoktarike sot është në ditët më të vështira.
“Partia Demokrati ka pasur gjithmonë beteja dhe do ketë beteja. Kjo është ajo që e ndryshon nga partitë e tjera. Mendoj se më mirë të bëhet një garë e një versioni të tillë sesa pa garë fare.
Unë nuk jam as me Bashën e as pa Bashën, unë jam anëtar i Kryesisë së PD. Unë jam surpzizuar dhe jam i habitur nga ata që më votuan.
Nëse demokratët dhe nëse shqiptarët nuk besojnë tek PD , kjo parti do ta ketë shumë të vështirë. Njerëzit janë të lodhur nga politika. Nëse PD nuk sjell një alternativë do ta ketë shumë të vështirë të vijë në pushtet. PD nuk është në ditët me të mira. PD është në ditët më të vështira.
Unë mendoj se protesta në Shqipëri janë të domosdoshme sepse vendi është drejt një rrënimi ekonomik. Papunësia është e madhe dhe qeveria nuk diskuton për problemt reale por flet për gjëra absurde. Nëse njerëzit vijnë pas kësaj force dhe mbështesin PD atëherë Rama mund të rrëzohet”./