Ligji për krijimin e një kompanie shtetërore për të menaxhuar pronat publike, i poshtër

Hënë, 28 Janar 2019 16:00

Nga Ylli Manjani

Ligji më i ri që ka përgatitur qeveria, për krijimin e një kompanie shteterore për të menaxhuar pronat publike, është mjaft i disktutueshëm.

Ideja e krijimit të kompanive shtetërore nuk është detyrimisht e gabuar, por propozimi i qeverisë ngre pyetje dhe dyshime serioze.

Disa nga pyetjet/çështjet që ngrihen natyrshëm janë:

1. Përse duhet një ligj i veçantë për të krijuar një komani shtetërore?

Ligji aktual për Shoqëritë Tregëtare e parashikon mundësinë e krijimit të kompanive shtetërore. Mjafton që Qeveria të shprehë një vullnet, të ketë një ide dhe me një tufë aktesh themelimi mund ta krijojë një kompani me kapital 100% shtetëror.

Atëhere përse duhet një ligj i ri?!!

Qartësisht me këtë ligj kërkohet të nxirren nga funksioni ligjet ekzistuese. Fiks si në rastin e ligjit, të ashtuquajtur, Per Teatrin!

2. Përse një kompani dhe jo disa kompani?

Po të ndiqet llogjika normative e ligjit për Shoqëritë Tregëtare, kuptohet natyrshëm që larmishmëria e shoqërive që mund të krijohet është e madhe. Ligji synon krijimin e vetëm një (super) kompanie që do menaxhojë ekskluzivisht pronat shtetërore.

Natyrshëm lind pyetja tjetër:

3. Po qeveria ç’punë do ketë pasi të krijohet kjo kompani?

Prona shtetëroreadministrohet nga qeveria. Tani do krijohet dhe kompania për këtë gjë. Tani kemi qeveri dhe kompani, apo kemi vetëm kompani ose vetëm qeveri?

Detyra Kushtetuese e qeverisë është të administrojë pronën shtetërore, por nëse kjo pronë i kalon kompanisë, atëhere qeveria për çfarë duhet?!

Si mund të kryejë detyrat e saj një qeveri që ska asnjë pronë nën administrim? Fjala bie çprona do ti jepen ish pronarëve nga qeveria, kur ajo nuk ka më prona në inventar?

Meqë dolëm tek pronarët del pyetja tjetër:

4. Çdo të thotë pronë shtetërorë?

Sot pronë shtetërore quhet çdo gjë që nuk është private. Mirëpo jo e gjithë prona private është rregjiatruar ende në ZRPP. Thuajse e gjithë Riviera është ende e pa regjistruar, megjithëse prej vitesh k pronarë dhe ndërtime private aty.

Ndërkohë zyrtarisht ato janë ende prona shtet.

Kjo është situatë në shumicën e tokave të ndara me ligjin 7501. Kjo do të thotë se qeveria ja merr tokën pronarëve dhe ja jep Kompanisë?!!

E njejta llogjikë vlen për zonat me ndërtime informale.

Pra dyshimi është se me këtë nismë qeveria, nëpërmjet Parlamentit, në abuzim të plotë kushtetues mund të heqë tituj pronësie.

Ky do ishte kulmi!

5. Me ç’llogjikë një kompani që administron pasuri e interesa publikë duhet përjashtuar nga procedurat e prokurimit publik?

As kompanitë private nuk e kanë këtë praktikë. Të gjitha e bëjnë një proces përzgjedhës të cmimit dhe cilësisë më të mirë.

Përse një kompani publike nuk duhet ta ndjekë këtë proces?!

E vetmja arësye është KORRUPSIONI!

Meqe dolëm tek korrupsioni, lind pyetja:

6. Me çmetodë dhe mbi çkritere do vlerësohet pasuria publike që do jetë kapital i kompanisë?

Ky është sot kaosi më i madh i trajtimit të pronave, pasi metodat e vlerësimit janë të gjitha të diskutueshme dhe që kanë krijuar shume përplasje.

7. Kush siguron që prona publike nuk degjeneron përgjatë menaxhimit të saj nga kompania shtetërorë?

Manaxhimi publik është kriza më e madhe e shoqërive shumë më të zhvilluara se ne. Në shtetin tonë ku ligji nuk zbatohet, qeveritë janë mbi shtetin, administratorët publikë nxiten thjesht nga korrupsioni, një ide e tillë është mjaft e rrezikshme.

Pra pasuria publike mund të zhvleftësohet dhe të tjetërsohet për një copë bukë tek cilido “partner privat” që do jetë i përzgjedhur eshe pa tender!!!!

8. A është kjo ide një mënyrë e re për të fshehur borxhin publik?

Pa dyshim që po! Meqë koncensioneve dhe PPP-ve ju erdhi fundi, nëpërmjet kësaj kompanie shqiptarët të marrin borxh tregëtar në formë kredish. Kompania ka të drejtë të marrë kredi.

Nga ana tjetër nëpërmjet falimentit dhe zhvleftësimit fiktiv të pasurisë kjo metodë mund të shërbejë lehtësisht për të “privatizuar” edhe ato pak prona që kanë ngelur.

Pra nga njëra anë marrim borxh nga ana tjetër nuk kemi pasuri ta lajmë.

Ka edhe pytje të tjera, por këto më duken më thelbësoret që e bëjnë këtë ligj në kushtet tona TË PAPRANUESHËM!

Kjo është poshtërsi që as pushtuesit nuk ja bëjnë dot një populli!

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 16:16
Login to post comments