Keqpërdorimi politik i një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë

E Enjte, 31 Janar 2019 14:23

Ngjarjet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, me protagonist kryeministrin Edi Rama, një protagonizëm skandaloz, banditesk, jo vetëm kundër opozitës, medias dhe gjithë faktorëve që janë shprehur hapur kundër tij, vërtetojnë edhe një herë tezën se nuk kemi të bëjmë më një njeri normal, një kryeministirë apo një lëvizje e veprim politik modern. Ky njeri i ka kapërcyer të gjitha parashikimet negative dhe çdo ditë e më shumë, që ai qendron në karrigen e kryeministrit, shkatërrohet çdo shpresë, stabilitet e çdo reformë.

Sulmi i paprecendentë që i bëri për herë të dytë radhazi, vetëm brenda një jave, një mediaje prestigjioze ndërkombëtare siç është “Zëri i Amerikës, ishte kulmi i veprimit të tij banditeskt. Një ditë më parë “Zëri i Amerikës faktoi edhe një herë atë që opozita ka vite që e flet , e denocon dhe e kërkon hapur, se vendi është marrë peng nga një sekt i rrezikëshm i Rilindjes, në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe se zgjedhjet kanë qenë të vjedhura, të blera e të manipuluara.  Por kjo nuk i shkon përshtat Ramës, ndaj sulmon me arrogancë e cinizëm “Zërin e Amerikës”, duke harruar një fakt thelbësor se “Zëri i Amerikës” është institucioni mediatik  zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe kur flet “Zëri i Amerikës”, ka folur vetë Departamenti i Shtetit.

E pra, që në momentin kur këtij kryeministri i faktohet krimi i orgnanizuar që bashkëqeveris, si dhe blerja e votës, atëherë ka rënë edhe legjitimiteti i vetë qeverisë.

Por sjellja e tij anormale ndaj opozitës dhe medias nuk mund të kalohet me një mesazh të rëndomtë që ai poston në Twitter, një mesazh se gjoja ai paska “ndihmën dhe mbështjenen e SHBA: “Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke informuar mbi bisedën me zyrtarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë. Sipas tij, “biseda me Shtëpinë e Bardhë kishte në fokus Shqipërinë, rajonin dhe objektivin strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik”.

Natyrshit që SHBA janë mjaft të interesuara për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe cdo lëvizje e tyre diplomatike ka këtë synim e qëllim, edhe telefonata që zyrtari i Shtëpisë së Bardhë pati me kryeministrin tonë. Por Rama ka keqpërdorur telefonatën, zërin e këtij nëpunësi, për llogari të vet, por harron se ai është pikërisht njeriu, strumbullari që po shqetëson e shkatërron Rajonin, Kosovën, me veprimet dhe deklaratat e tij të papërgjegjshme. Nuk ka paqe, stabilitet në Rajon, kur ky njeri ka prekur Kosovën.

Rama deklaron me mburrje se pati sot një telefonatë me një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, por nuk e di se a do t’i përgjigjet kush pas tre – katër ditësh, nga Shtëpia e Bardhë.  /55news.al/

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 10:32
Login to post comments