Çfarë lidhje kanë me jetën e shqiptarëve, Alex Soros, Veliaj e Rama

Hënë, 04 February 2019 21:56

Nuk është më sekret se kush e solli Ramën në Shqipëri. Lidhjet e tij me Soros janë tashmë të ditura. Perandorinë e tij Xorxh Soros po ia kalon hap pas hapi Aleks Sorosit, të birit. I cili vazhdon konjukturat dhe filozofinë e të atit jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë, Jo vetëm në Prishtinë por edhe në Beograd.
Por çfarë solli filozofia dhe pushteti që instaloi Soros në Shqipëri?
Një mjerim, varfëri, krim strukturim edhe më të fortë të krimit të organizuar, arrogancën e krimit ndaj pushtetit dhe arrogancën e pushtetit ndaj popullit shqiptar.
Ardhja e këtij sekti të rrezikshëm në Shqipëri në pushtet solli kthimin e saj në një diktaturë të kokainës, heroinës e kanabisit
Zbrazja e Shqipërisë me një eksod të dhimbshëm të të gjithë moshës më vitale të saj dhe të pjesës më aktive të trurit të saj, të gjithë palcës reale të jetës në vend, me një strategji të mire përgatitur më parë që zbrazja e vendit dhe lulëzimi deri në legjislativ i krimit të organizuar është misioni i parë i këtij sekti. 400 mijë shqiptarë kanë ikur, sipas Gallupit 1.8 milionë shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria.
Reforma në drejtësi, ose më saktë kjo gjueti shtrigash që ka nisur, nuk ishte e rastësishme që u kalua nëpërmjet kanaleve të fondacionit “Soros” dhe u mënjanua me një lloj stili perfid, Komisioni i Venecias. Kjo reformë është e dështuar që në gjenezë të saj, pasi nisi me një qëllim të caktuar.
Edhe nëse merremi me diversionin e mediave për zëvendësimin e Edi Ramës me një Leifenin Erion Veliaj, në burim asgjë nuk ndryshon. Veliaj e ka treguar në çështjet e korrupsionit se çfarë është i gatshëm të bëjë.
Veliaj vjedh kur ndërton “Unazën”, Veliaj vjedh kur mbjell pemë. Veliaj merr taksat e kryeqytetasve edhe kur organizon koncerte me këngëtarë të huaj, duke ia kaluar ato para vëllait të tij. Gjithashtu Veliaj na vjedh edhe kur rrit çmimin e ujit në çezma. Veliaj vjedh edhe kur hapësira publike për ndërtimin e gradaçelave. Ky është Veliaj që vjedh edhe jetën e një 17 vjeçari si Ardit Gjoklaj.
E pra, a kanë lidhje me jetën e shqiptarëve, Alex Soros, Erion Veliaj dhe Edi Rama?/ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 05 February 2019 11:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...