Kryeministër, vidh dhe blij zgjedhje sa te duash veç mos e shit atdheun

Tuesday, 05 February 2019 08:25

Nga Rexhep Shahu

Unë dëshiroj që rrena 1 miliardëshe të jetë rrena e radhës, e përsosur, e përkryer dhe të mashtrohen të gjithë sërish prej kryeministrit, të mashtrohen maskarej e jo maskarej dhe të dalin tufa - tufa bashkë me atë si kryemashtrues udhëve të vendit për ta mashtruar këtë popull, këtë popull që ka shumë dëshirë të mashtrohet, që ka shumë dëshirë të fitojë pa punuar, që ëndërron të jetë milioner dhe e beson ëndrrën e vet sikur është milioner, popull që kur mashtrohet i duket se ndjen kënaqësi seksuale. 300 mijë vende pune që nuk krijohen nga kjo qeveri për 300 vjet popullit i bëhet se janë krijuar sepse aq shumë ka rrejt kryeministri dhe aq shumë e ka përmendë shifrën 300 mijë sa na është bërë e vërtetë. Por nuk janë 300 mijë të papunë në atdhe pasi forcat e punës kjo qeveri i ka dëbuar prej atdheut. Sepse ndryshe, 300 mijë të rinj të papunë 300 herë e shtijnë në varr cilëndo qeveri.
Unë dëshiroj që të votohet rrena 1 milionëshe, të mashtrohet populli, ta votojë kryeministrin edhe një mandat edhe një tjetër edhe një tjetër derisa ai të jetë gjallë, bile edhe të mos vdesë vetëm që të na rrijë si kryeministër përherë vetëm se është përfekt si mashtrues dhe nevojën për të qenë kryeministër e ka si nevojën për ajër.
Unë dëshiroj që rrena 1 miliardshe të besohet dhe të votohet me mbi 80 perqind të votave ky kryeministër. Më mirë të votohet pa na shitur, pa na lënë peng si vend askund. Të na zhysë në borxhe 1 miliardshe, 2 a 3 miliardshme, 10 miliardshe pse jo. Jepe vendin për njëmijë vjet me koncesion, jepe krejt vendin, vec mos e shit per fare. Ne mundet të na japë si vend të gjithin, të na shesë, të na japë me qera, të na falë diku, të na lërë peng diku apo me koncension. Mundet të organizojë shteti legalisht tregtinë e drogës, tregtinë e ligë të vajzave. Ne pranojmë, durojmë, duam, nuk kundërshtojmë se këtu nuk ka kundërshtarë, të gjithë janë me sytë lutës drejt kryeministrit, ai ka në dorë ekzistencën tonë, gjalljen dhe vdekjen tonë, lulet dhe ferrat, zogjtë e drurët, ujrat e diellin, të gjitha i ka ai në dorë edhe byçkat edhe piçkat.
Kryeministri aktual erdhi në pushtet duke bashkuar maskarejtë e gjithë vendit për të dëbuar nga pushteti malokun Sali Berisha, i cili i terheq rrufetë por në fakt nuk qeverisi me malokë por me rrondokope. Erdhi në pushtet me premtime marramendëse. Populli mashtrues që ka dëshirë të mashtrohet dhe mashtrimin e ka mënyrë jetese, u lumturua dhe edhe tani lumturohet. Popullit i duket se kryeministri Rama nxjerr sallam popullor nga bytha dhe lekë për popullin nga goja.
Tani kryeministri kë duhet të bëjë bashkë për të qëndruar në pushtet edhe një mandat apo edhe pesë mandate. Duhet të shalojë maskarejtë dhe të përsosë rrenat e reja poshtruese. Te shpetoje nga barra Kosove,te mos detyrohet et shitet e te vetshpallet me zor patriot hamami. Populli knaqet kur e rrejnë, populli ynë ka shumë qejf të rrehet dhe pastaj bën sikur zemërohet e thotë duke qeshur më gënjeu maskarai, dhe ia shkel syrin maskarait. Populli ynë e adhuron mashtruesin, gënjeshtarin, të poshtrin, e zgjedh edhe për dhëndër një të tillë sepse populli ynë të tillët i quan të zotë, janë të zotët, janë të shkathët dhe u ngre kult maskarenjve. Popullit tonë njerëzit e urte e të ndershëm nuk i hyjnë në sy. Atyere që ia kalërojnë nënën, atyre që ia shesin shërbimin shtetëror, atij që i japin ryshfete, atyre populli u thotë, baba, bos, njësh, yll, flori, zog kurvet, bir kurvet me përkëdheli.
Kryeministri i ka gjetë këto bij zdervinash dhe qeveris me këto, po sajon rrenën e re 1 miliardshe për ta marrë mandatin e radhës,
Unë propozoj që të mos e sforcojmë kryeministrin, të mos e detyrojmë të na fusë shtetin në borxhe, le t'ia japim mandatin e dytë e të tretë e sa të doje ai, vetëm vendin të mos e fusë në borxhe, të mos e lërë peng.
Partia Demokratike duhet të deklarohet qarte, thjeshtë, shkurt për sa po them.
Dhe kjo që po them nuk ka nevojë për spërdredhje para kamerave nga cicëruesit, por ka nevojë veç të thuhet: z. Rama, mos na fut në borxh, Mos u bej bujar me token e trojet e Kosovës, mos se nuk di asgjë nga shtetberja e shtetformimi, mos na lër peng askund, pa merr mandate sa të duash e rri kryeministër sa të duash.

Modifikuar më Tuesday, 05 February 2019 08:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...