Edita Tahiri shpërthen ndaj Mogherinit: Kujt po i shërben?

Tuesday, 05 February 2019 18:46

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka kundërshtuar fuqishëm deklaratën e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiç që në dialogun final mes Kosovës dhe Serbisë të futet edhe Trepça.

“E kundërshtoj fuqishëm këtë deklaratë skandaloze dhe luftë nxitëse nga ana e Zyrës së Mogherinit, që tregon se zonja Mogherini ka marrë anën e Serbisë, duke dhe humbur besueshmërinë për të qenë ndërmjetësuese të paanshëm i Dialogut të Brukselit. Ky nuk është qëndrim i 

Ajo ka shtuar se Mogerhini nuk po i shërben BE-së.

“Mendoj se pyetja hipotetike duhet kujt po i shërben Mogherini, sepse është e qartë se nuk po i shërben BE dhe as nuk po i mbron parimet e BE për Ballkanin Perëndimor ku 6 shtete përfshirë këtu dhe Kosovën janë në rrugën e Integrimit Evropian”, ka thënë Tahiri.

Edita Tahiri ka shtuar se është alarmante që zyra e Mogerhinit nuk respekton qëndrimet e shteteve që e kanë njohur Kosovën.

“Nuk duhet të harrojnë as Mogherini as Kocijançiq se 23 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa vetëm 5 nuk e kanë njohur. Është alarmante që zyra e Mogherinit nuk respekton qëndrimet e shteteve liderë të Evropës, si Gjermania, Franca, Britania që kanë shprehur qëndrim të prerë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në raport me Serbinë”, tha ajo. /Kallxo.com.

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 09:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...