Lleshaj ky kapter propagande

E Enjte, 07 February 2019 10:31

Që në momentin e emërimit në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj nuk arriti asnjë ditë, asnjë orë, asnjë sekondë, të jetë  i tillë dhe nuk mundi kurrë të transmetojë  sado dhe peshën e emrit të institucionit jo më punën.

Së pari ky është një ministër i Brendshëm që nuk ka asnjë haber dhe informacion se çfarë ndodh në institucionin e tij, sidomos në aspektin e krimit të organizuar dhe janë tjetër kush maestrot që i luajnë fijet.  

Së dyti do të mbahet mend si ministri i Brendshëm që bëri atë që dhe diktatura komuniste nuk e bëri në grahmat e saj të fundit, dhunimin e studentëve nga forca të ndërhyrjes së shpejtë.

 Gjate seancës së sotme  dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Edukimit, LLeshaj nuk ishte as më shumë e as më pak por thjesht një thashethemexhi kapanonesh.

Është fatkeqësi e madhe kur Ministri i Brendshëm i një vendi me kaq shumë probleme të mëdha të krimit të organizuar, nuk arrin kurrë në asnjë moment të sillet si i tillë. Q

Që në ardhjen e tij në krye të Ministrisë së Brendshme u mor me dritat e semaforëve dhe me numrin e policëve e patrullave që do rrinë nëpër kryqëzime.  Deri këtu ka shkuar fantazia e tij në detyrën që ka.

Dhe deri në këtë moment e gjykon në aspektin që kaq di dhe kaq bën. Por kur ministri i Brendshëm fillon të fyejë dhe të merret me media sociale për t’i përdorur ato në funksion të një propagande antikombëtare të një qeverie në ikje, e atëherë nuk është me mungesë fantazie e inteligjence në detyrë. Është thjesht një shërbesë për të kryer sepse duhet mbrojtur periudha kur zotëria ka qenë këshilltar për sigurinë pranë Kryeministrit që ngriti narkoshtetin.

Në këtë funksion LLeshaj nuk ka asnjë fjalë e fjali për përmasën tragjike e kriminale që mori mbjellja e trafikimi i kanabisit dhe forcimi i grupeve kriminale të trafikimit të kokainës e heroinës. Këtu fillon dhe mbaron pikëpyetja se përse ky njeri nuk është lartësinë e duhur të detyrës. Dhe specialisti më i fundit i asaj ministrie ka më shumë hije, personalitet, integritet, influencë se një thashethemexhi Facebook-u që nuk i solli asgjë detyrës së ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtor në krim nuk të bën vetëm kryerja e krimit  por dhe heshtja ndaj tij. Kur çështja e kanabizimit të vendit dhe të fitimit të miliarda eurove për të blerë zgjedhjet të hapet e të trajtohet nga shtet e shtetarë seriozë dhe çështja e një këshilltari për sigurinë nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe nuk dihet a ke më kohë për kërcënime facebook-u.

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 16:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...