Serwer, Thaçit: Fto edhe miqtë që kundërshtojnë idenë tënde për kufijtë

E mërkurë, 06 February 2019 14:54

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thumbuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kur kishte njoftuar se do të fliste para një audience të specialistëve të rajonit në “Council of Foreign Relation” në Washington.

“Do të flas në CFR për angazhimet për të arritur marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë që do t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB dhe do të konfirmojë me kohë anëtarësinë në NATO dhe familjen e aleatëve të BE-së”, ka shkruar Thaçi në gjuhën angleze në Twitter.

Këtij njoftimi i është përgjigjur Serwer duke i thënë që herën tjetër ta thërrasë mikun që ia kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve, përcjell koha.net.

“Herën tjetër fto edhe miqtë që mendojnë se propozimet tua për territore është ide e keqe”, ka thumbuar Serwer, presidentin Thaçi.

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 14:56
Login to post comments