SHBA: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, interes i Rusisë

Hënë, 11 February 2019 08:31

Në shkrimin e botuar nga Paul Stronski dhe Annie Himes në “Carnegie Endoëment for International Peace” i kushtohet shumë rëndësi çështjes së ideve për ndryshim kufijsh në rajonin e Ballkanit dhe rolit të Rusisë në këtë ide.

Analistët marrin në konsideratë edhe qëndrimin e Shteteve të Bahkuara të Amerikës për ndikimet negative të Rusisë në Ballkan.

Në shkrim pasqyrohet deklarata e Zv/presidentit amerikan Mike Pence i cili paralajmëroi rrezikun që vjen nga përpjekjet influencuese dhe të fshehta të Rusisë në Ballkan.

Pence konfirmoi vendosmërinë e SHBA-së për të mbështetur Ballkanin gjatë punimeve të Samitit të Kartës së Adriatikut të zhvilluar në Mal të Zi në gusht të vitit 2017.

 “Rusia kërkon të ndryshojë kufijtë ndërkombëtar me forcë. Dhe këtu, në Ballkanin Perëndimit, Rusia po punon për të destabilizuar rajonin, minuar demokracitë tuaja dhe t’ju përçajë nga njeri-tjetri dhe pjesa tjetër e Europës. Synimet e Rusisë u demaskuan gjatë vitit të kaluar kur agjentët e mbështetur nga Moska u orvatën të ndikonin në zgjedhjet e Malit të Zi, të sulmonin parlamentin dhe madje të vrisnin Kryeministrin tuaj për të penguar anëtarësimin e popullit të Malit të Zi në aleancën e NATO-s. Presidenti Trump ja ka bërë të qartë Rusisë që të ndalë aktivitetet destabilizuese. Dhe unë ju garantoj ju se SHBA refuzon çfarëdo përpjekjeje për përdorimin e forcës, kërcënimeve apo shantazheve në këtë rajon apo gjetkë. Ballkani Perëndimor ka të drejtën për të vendosur vet të ardhmen e tij dhe kjo e drejtë ju përket vetëm ju”, tha Mike Pence

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 14:08
Login to post comments