Lubonja: Nuk kam respekt për ambasadorët, heshtin përballë korrupsionit galopant

Premte, 15 February 2019 08:09

Gjatë analizës së tij në emisionin “Të paekspozuarit”, Fatos Lubonja nuk ka harruar të prekë edhe amabasadorët e huaj të akredituar në Tiranë.

Sipas analistit të njohur, respekti për këta diplomatë është zero pasi heshtin përballë asaj çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Nëse ndërkombëtarët shqetësohen për demokracinë, duhet të shqetësohen edhe për cfarë ndodh në këtë vend. Nuk kam pikë respekti për këta ndërkombëtarët, sepse kam bërë edhe shkrim për korrupsionin e euroburokratëve. Kjo dhunë e Edi Ramës, është dhunë strukturore, kur ai ka kapur të gjithë sistemin. E përdor drejtësinë për të shantazhuar dhe kapur fëmijët dhe nuk kap hajdutët që bëjnë korrupsion.

 
 

Këta ndërkombëtar, kur erdhën të na mësojnë demokracinë, kanë thënë media e pavarur dhe drejtësi e pavarur. Këta duket se jetojnë aty te Rolling Hills, edhe nuk shohin çfarë bëhet me këtë popull. Sa më shumë kalon koha dyshoj se këta janë të korruptuar. Pas 25 vitesh, Gjermania dhe Europa lulëzojnë në demokraci. Në Shqipëri, këta ndërkombëtarët u kujtuan për një reformë në drejtësi pas 25 vitesh. Çfarë kanë bërë këta? Stabilitet në kurriz të demokracisë. Kanë interesat e tyre ekonomike, kanë një konflikt interesi. Këta euroburokratët që thonë rëndësi ka Europa, Shqipëria duhet të bashkohet. Çfarë do bëhej në Europë sikur të ndodhte ai korrupsion që ndodhi aty te Unaza? Këto 30 milionë euro nuk i sheh ambasadori Soreca? Po ato shtëpitë e njerëzve? Kjo është dhuna strukturore, dhuna kriminale e një shteti”, u shpreh Lubonja.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 12:20
Login to post comments