Protesta e famshme e jelekverdhëve në Francë, protesta që nisi për disa cent më pak dhe që herë pas here degjeneroi edhe me djegie makinash, kundërshtim forcash të policisë etj, ku pati edhe të plagosur, nuk akuzoi kush për dhunë, edhe pse pati vërtet dhunë… Madje kryeministri i Francës kërkoi falje… Por kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri. Ende pa nisur protesta, një javë apo dy ditë më parë, tellallët e qeverisë, apo edhe vetë ministra e deputetë të majtë kanë nisur shpifjet dhe me gojët e tyre të liga po trumbetjonë me të madhe se 16 shkruti do të ketë dhunë, do të ketë gjak…
Në media të ndryshme, në portale e gazeta, në studio televizive, në parlament e gjetkë ata që kanë humbur çdo të drejtë legjitime për të akuzuar pasi në këto gjashtë vjet janë akuzuar për të gjitha llojet e korrupsinoit, krimit e paaftësisë, po mundohen për të ruajtur privilegjet, karriget, interesat dhe ofiqet e tyre, duke hapur panik se opozita po përgatitet për ngjarje të zeza… Ata nuk shikojnë e nuk duan të shikjnë se çfarë ndodhi pak javë më parë nëpër rrugët e Athinës, kur qendra mori flakë e protesta arriti kulmin nga kundërshtarët e marrëveshjes së emrit të Maqedonisë, madje këta parasite kanë kohë që rehatohen, pasi janë mësuar të mos u hyjë gjemb në këmbë, pas çdo proteste, sepse kanë mbështtjen edhe të ndërkombëtarëve që heshtin, mbyllin sytë e bëjnë deklarata “për ruajtje qetësinë e marshime paqeje. Për fat të keq janë po ato segmente që frymëzuan edhe 21 Janarin, janë po ata ndërkombëtarë e struktura të tyre që mbështesin e i japin zemër njeriut më të rrezikshëm në Ballakan, por ka ardhur koha që të zgjodhen e dënojnë e zbulojnë hapur atë dhe gjithë onturazhin e tij. Ka ardhur koha, ashtu siç thotë pedagogu Mark Marku se në kushtet aktuale çdo formë reagimi ndaj qeverisë është e ligjshme. “Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje”.