Kur tentohet të shitet Kosova për së dyti, për karrigen e diktatorit

Diel, 17 February 2019 16:19

Sot është 11-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. U deshën luftëra, sakrifica, gjak për të ardhur tek kjo ditë. Në një kohë që sot festohet në Prishtine e tërë Kosovën, kryeministri shqiptar, ka marrë udhët për t’iu bashkuar festës, duke harruar se në këtë vit ky është njeriu më i lakuar si përçarës dhe ndarës i Kosovës dhe gjithçka e bën vetëm për karrigen e tij. Ashtu si dje diktatori Enver Hoxha që shiti Kosovën dhe nuk është më sekret, vetëm e vetëm të ruante karrigen e tij, edhe Edi Rama po bën të nëjjtën gjë. Enver Hoxha e bleu diktaturën e tij me shitjen e Kosovës, me vrasjet e kosovarëve, para dhe pas Luftës, me burgjet ndaj tyre, ata që iknin nga terrori jugosllav, ata që ishin viktima të Miladinit e Dushanit, ata që kundërshtonin politikën e Titos.  Sot është vërtetuar se është gënjeshtra më  e madhe e diktatorit, "prishja e marrëdhënieve" me Jugosllavinë, pasi mbi 70% e import-eksportit ishte me ish-Jugosllavinë, plus lidhje të tjera të fshehta. Kosova u shit nga Enver Hoxha dhe me gjakun e kosovarëve u ble karrigia e pushteti i tij.

Sot historia përsërit vetveten. Me gjakun e kosovarëve ne fundshekull,  Rama po kërkon të blejë karrigen e tij. Ai ka ngritur paturpësisht nëj alibi që është fund e krye mashtrim, se gjoja është një lojtar i mirë në rajon dhe disa kanale ndërkombëtare e mbështesin pikërisht për këtë çështje.

Kjo gënjeshtër e ky mashtrim po del hapur dita-ditës, sepse roli i tij për Kosovën e Maqedoninë është jo vetëm prishës punësh, por edhe pranë tradhtisë kombëtare.

Plani për ndarjen e Kosovës, miqësia me Vuçiç, lobimi ndërkombëtar për këto çështje flasin hapur se ai nuk punon për Kosovën, por për karrigen e tij. U vërtetua qe nuk ka mbështetje amerikane për ndarje dhe shitje kufijsh, ka mbështetje amerikane për zgjidhjen e problemeve dhe gjuhen e përbashkët të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Letra e fundit e presidentit Trump e bënte te qartë këtë gjë, pasi  i kërkonte Serbisë njohjen e Kosovës.

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 19:41

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...