Gjashtë vjet në pushtet, Edi Rama ka thyer çdo record, si kryemnistri që i ka bërë më shumë dëme këtij vendi, qoftë në aspektin e brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar. Por, mbi të gjitha, Rama ka në CV-në e tij të qeverisjes gjashtëvjeçare, tre rekorde të zeza: mashtrimin, vjedhjen dhe vrasjen e fjalës së lirë.
Për të ardhur në pushtet, ky njeri, në 2013, përdpri mashtrimiin, si armën e tij më efikase për të t’i hedhur hi syve popullit, i cili, edhe në këtë rast nuk u tregua në larëtsinë e duhur. Ai premtoi 300 mijë vende pune, por që në realitet mbylli 300 mijë vende pune, duke përzënë edhe ata investitorë të huaj që kishin disa vite në Shqipëri. Ai dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk hapën vende pune, por larguan nga vnedi më shumë se 300 mijë vetë, e shumë të tjerë kërkojnë të ikin dita ditës. Shqipëria është në krye të listës në vendet të BE-së për numrin e lartë të azilkërkuesve. Rama mashtroi për rendin, qetësinë, ku çdo ditë ka krime e vrasje, në mes të ditës. Mashtroi për dorgën e kanabisin dhe menjëherë, pas zgjedhjeve, e përhapi atë në të gjithë Shqipërinë dhe sot kapen javë për javë tonelata të tëra me kanabis e drogë në vendet fqinje. Mashtrimet e tij janë të mëdha, nga “mirëqenia”, te investimet, te pronat…
Rekordi i dytë ka të bëjë me vjedhjet e pasurisë dhe lekëve të këtij populli. Janë me dhjetra raste, ku investimet e mëdha, janë përqendruar në duart e një pakice që ka lidhje të drjetëprëdrejtë me të dhe ortakët e tij. E ashtuquajtura skemë PPP, nuk është gjë tjetër veçse vjedhja dhe përfitimi i pasurisë dhe buxhetit të shtetit nëpërmjet privatit. Rama, nëpërmjet qeverisë së tij, vjedh në ndërtimin e rrugëve, 22 milionë euro kilometri, vjedh në shëndetësi, vjen në rikonstruksione, koncensione, kudo... Përditë zbulohen skema dhe afera korruptive ku janë të përfshirë njerëz e familjarë të afërm të ministrave, drjetorëve të qeverisë.
Rekordi i tretë ka të bëjë me fjalën e lirë. Ky njeri, si ka blerë mediat, vazhdon avazin e tij të propagandaës, dhe atje ku nuk ka mundur, vijon me presione, me kërcënime direkte të gazetërëve dhe fjalës së lirë. Ai fyen, shan e ofendon hapur, nga mëngjesi në darkë, gazetarët, ata që përditë denoncojnë lidhjet e tij me krimin dhe njerëz të inkriminuar, korrupsionin dhe paaftësinë e stafit e gjithë qeverisë së tij.
Të gjitha këto rekorde kriminale janë të majftueshme edhe për njeriun më të indoktrinuar në këtë vend, që t’i thotë jo Ramës, që ta largojë një herë e mirë nga karrigia e kryeministrit, pasi vendi çdo ditë e më tepër po rrëshqet drejt greminës./55news.al