Nga Skënder MULLIQI
Nepotizmi nuk është sqaruar sa duhet deri me tash si mardhënje familjare , kurse klienetela shpjegohet si fenomen i të fuqishmive , të cilët më çdo kusht e mbrojnë atë që e fitojnë pa marre parasysh së si arrihet kjo.Shteti shërben si mbulesë përsonale të pronës shtetërore.Makroekonomia është shume e pershtatshme për këto dy dukuri .Përdorën mjete dhe metoda ku qytetarët nuk I marrin vesh, në dukje të parë janë të sofistikuara dhe të buta. Përdorën strategji dhe metoda indirekte të tjetërsimit të pronës shoqërore.Sigurisht së operohet me metoda të ndikimit politik dhe metoda tjera të veprimit.Ne këte kontest vjen në pyetje edhe shpërlarja e parasë në forma të ndryshme të ndërtimeve dhe në infrastrukturë, duke përdorë politikën ireale dhe metoda tjera despotike -klienteliste.Nuk planifikohet zhvillimi ekonomik , por bëhët fjalë për plaçkitje të legalizuar, si logjikë e pakontrolluar , duke ju mbetur borgj kështu gjeneratave të tëra dhe pushteteve të ardhshme .Pasuritë shoqërore i shmangën çdo kontrolli.Klientelizimi si strategji e shpërlarjës të mjeteve dhe parave aplikohet edhe për realizmin e interesave përsonale në BT të ndryshme, dhe në shumë sektore tjera publike .Kështu krijohet monopol në privatizim duke pasur ndikim negativ në të gjitha shtresat shoqërore.Si pasojë e nepotizmit dhe klientelizmit është deindustrializimi , duke krijuar parakushte për papunësi dhe shumë negativitete të cilat ndikojnë në nivelin e jetës dhe të zhvillimit të gjithmbarshem .Pasojat janë praktike , duke rrënuar klasën e mesme , pa të cilën nuk ka stabilitet ekonomik dhe politik të një vendi.Këto fenomene negative mbyllin kanalet vertikale të përparimit, duke prodhuar gjithnjë grupe të reja klienteliste , të cilat edhe për nga natyra e kan përkrahjen e pushtetit.Kjo pa mundëson qdo reformë në sistemet kyqe të një shteti, dhe ka edhe pasoja të tjera zhvillimore. Në këto rrethana , secili lufton për ndonjë interes të vogël, por që në fakt , kjo është një faturë e rëndë që paguajnë mbi supët e tyre.Shteti mu për ate bëhët gjahë I strukturave të caktuara politike, duke homogjenizuar edhe njerëzit që I përkrahin, legjitimon edhe interesat përsonale si program politik. Shteti ndanë poste e pozita, premton punësime , përparime dhe karrierë.Nuk është më rëndësi niveli profesional I shkollimit, e as dija, sepse në sitemet e tilla ndërshemeria, demokracia dhe dija konsiderohen ireale…Institucionet janë të zbrazëta në formë dhe në përmbajtje.Politika konsiderohet konflikt interesi dhe ideologjie, e në fakt është konflikt midis klaneve dhe klikave të interesit. Në këtë kontest edhe rrënohet qdo ide e mirë, pa alternativa serioze për gjëra shumë serioze dhe të interesit të pëgjithshem. Mediat janë më shumë mënyrë e punës spektakulare. Institucionet kredibile themelin e kan në ndarjën e drejtë të punës, kontrollin hiearkik, përsonel të shkolluar dhe çasje të ndershme e profesionale karshi punës, duke flakur çdo diletantizëm.Shteti nuk mbahët në këmbë më ata të cilët kan diploma, magjistratura dhe doktoratura fallso. Klientelizmi dhe nepotizmi e dukurit tjera negative janë deformime të rënda , të cilat bien ndesh më çdo vlerë shoqërore, më shtetin ligjorë ,dhe më demokracinë.Ndryshimet quhen modernizmi dhe shume vlera tjera evropiane…