Jo precedentit të kryehajdutit…!

E Enjte, 21 Mars 2019 08:29

Nga Kastriot Islami

Edi Rama dhe pas tij të gjithë papagallët e Rilindjes kanë dalë këto ditë nëpër banaqet e televizoneve për të lëshuar drejt opozitës, me ulurima të neveritshme, “kërkesën” ose më saktë imponimin për dialog…

Edi Rama dhe papagallët e tij deklarojnë se kërkojnë dialog dhe jo negocim sepse s’ka as krizë dhe as arsye për negocim, por “thjesht për dialog” e madje këtë e shesin si tolerancë të madhe për hir të interesave të vëndit e të qytetarëve, për hir të hapjes së negociatave me BE…

Edi Rama dhe papagallët e tij habiten se përse opozita s’pranon dialog ... por kërkon negociata…

Edi Rama dhe papagallët e tij ja shesin ndërkombëtarëve këtë refuzim të opozitës si precedent … Edi Rama dhe papagallët e tij kërkojnë sikur të ishin sherrbudallenj të krijojnë idenë e normalitetit… Por si është e vërteta?

Edi Rama i sëmurë për pushtet, së bashku me bandën e tij kanë blerë votat… Edi Rama i kompleksuar nga kriminelët, së bashku me bandën e tij kanë kërcënuar votuesit….

Edi Rama arrogant e eprves i sëmurë, së bashku me bandën e tij janë rregjistruar me zë e me figurë duke bashkëpunuar me mafian e kriminelët duke blerë votat me paratë e trafiqeve dhe të kanabisit…

Edi Rama dhe banda e tij janë hajdutë të zgjedhjeve…. Prandaj maxhoranca e Edi Ramës dhe e 40 hajdutëve është ilegjitime, thënë ndryshe s’ka mbështetjen e sovranit për të qënë maxhorancë legjitime…

Për rrjedhojë, Edi Rama si kryeministër dhe qeveria e tij s’janë legjitime, thënë ndryshe janë të zgjedhura nga një maxhorancë hajdute, pra e dalë nga votat e blera me paratë e korrupsionit dhe të krimit…

Po si mundet opozita të pranojë të dialogojë me kryehajduti dhe bandën e tij…? Precedent do të ishte pranimi i dialogut me kryehajdutin, madje precedent i pamoralshëm…

Precedent që to të kthehej në normalitet për të ardhmen nëse s’do të refuzohej e madje të ndëshkohej…. Precedent që do të ligjëronte hajdutin të vidhte gjithnjë zgjedhjet, të siguronte pushtetin e pastaj të impononte opozitën jo vetëm të pranonte rezultatin por edhe të dialogonte me kushtet e tij…

Prandaj opozita kërkon negociata…dhe refuzon dialogun e imponuar nga kryehajduti e banda e tij… Negociata jo për pushtet në tavolinë por për rregullat që garantojnë zgjedhjet të lira e të ndershme….

Negociata me kushtin që ti hiqen mëlcitë nga qafa kryehajdutit…të sëmurë e të droguar… Negociata për të mos lejuar kryehajdutin të blejë përsëri votat, të marrë i vetëm timonin e tepsinë… Negociata që maxhoranca e ardhshme të jetë legjitime, që kryeministër të mos bëhet kryehajduti…

Shqipëria ka nevojë pikërisht për të ndërtuar këtë normalitet….dhe jo Precedentin e kryehajdutit…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...