Sëmundja e Edi Ramës, dhe ecejaket e tij nëpër spitale, nga Tirana në Gjermani, pavarësisht tentativave të qeverisë për fshehjen e saj, vazhdojnë të jenë objekt e debatit politik dhe publik në vend.
Ishg-deputeti Klevis Balliu, ka ironizuar me Ramën duke thënë se pavarësisht sforcimeve, kuptohet që nuk është mirë.
Më tej Balliu i drejtohet Ramës: Por ti që ke dal live në dush e lakuriq në sytë e botës, nuk dole live kur tu kërkuan prova!
Ish-deputeti demokrat thekson se “Urrejtja raciste kundër opozitës ka një bazë të thellë tek ty. Kjo sepse ti ke një problem me të qenin njeri normal dhe si i tillë ti gjithçka normale tek njerëzit e urren prandaj ata ti mund ti etiketosh si të duash, por je ti që nuk hyn dot në serën fisnike të njerëzve që duan të vërtetën, duan këtë vend dhe duan të ardhmen e tij.”.
Ja reagimi i plotë i Balliut
Kryeministër edhe pse u sforcove, sërish kuptohet që sje mirë.
E ke nga sëmundja konkrete apo si i sëmurë i përhershëm këtë nuk mund ta them.
Por ti që ke dal live në dush e lakuriq në sytë e botës, nuk dole live kur tu kërkuan prova.
Gjithë tautologjia jote ka brenda një padituri fenomenale.
Ti kujton se nuk të njohin shqiptarët si individ.
Ti harron rrugën tënde që ke përshkuar me ngjarje që lëvizin nga çmenduria në perversitet.
Çdo fajtor përpiqet ta bind veten se fajet e tij janë harruar.
Por kjo është utopi.
Për ty do ketë libra e filma dramatik, tragjik e komik sepse ti ashtu e ke jetën tënde. Duke u shkaktuar drama të tjerëve me veçantësinë se sa më shumë të afërt ti kesh aq më zi i trajton.
Dhe këto faktkeqësi që u ke shkaktuar qytetarëve nga Tirana e deri në Gjermani.
Nga Tirana e deri në Spanjë dhe janë rrugëve sot njerëzit që i ka goditur çmenduria jote.
Kudo që ve dorën ti për të kënaqur shijen dhe projektin tënd ti inkriminon, qofshin këta biznesmen, qofshin analist politik apo bashkëpuntor në parti.
Ti je një hidrocentral vesi dhe krimi.
Ti nuk ke projekt politik apo ekonomik, ti ke vetëm projektin e megavjedhjes dhe harron që kjo betejë do të mbyllet me zbulimin tënd total, me shpalljen tënde në sy të publikut dhe ligjit.
Gjithë karriera jote nuk është politike, është karrieria e një boldazeri që mbyllet me dashurinë për lekët që nuk i mban në xhepat e pantallonave por në offshoret ku është kërkuar dhe ku do të konkludohet.
As fshehtësia, as harresa, as miqtë e paguar me natyrë, me para dhe me ves nuk do të të mbrojnë por gjithçka që do të dali prej tyre do të dënoj.
Urrejtja raciste kundër opozitës ka një bazë të thellë tek ty. Kjo sepse ti ke një problem me të qenin njeri normal dhe si i tillë ti gjithçka normale tek njerëzit e urren prandaj ata ti mund ti etiketosh si të duash, por je ti që nuk hyn dot në serën fisnike të njerëzve që duan të vërtetën, duan këtë vend dhe duan të ardhmen e tij.
Ti ke kaluar në 100 projekte politike nga fashist, zogist, ballist, komunist për të fshehur një gjë që do ti shërbesh Spiro Kolekës dhe kompleksit të veseve të tua personale.
Çdo ditë që kalon vetëm rrit malin e fakteve dhe krimeve të tua në kurriz të shqiptarëve, i cili do të shkoj në përputhje me ndëshkimin.