Kongres në shtetrrethim

Saturday, 23 Mars 2019 11:07

‘Rilindja’ ka mbledhur sot kongresin e saj. E maskuar nën emrin Parti Socialiste, në fakt në kongresin e thirrur nga Edi Rama nuk ka asnjë socialist, por vetëm ‘rilindas’ të ngritur në karrierë gjatë 6 viteve të fundit.

Por ajo që ka rënë në sy është fakti se kongresi po zhvillohet në shtetrrethim. Nuk lejohet asnjë qytetar që të kalojë në zonën ku po zhvillohet takimi i militantëve të PS-së.

Aty mund të futesh vetëm nëse ke me vete një dokument që punon në administratën shtetërore. Asnjë socialist i thjeshtë nuk është lejuar që ti bashkohet kongresit të rilindjes së Edi Ramës.

Të pranishëm në këtë takim militantësh janë vetëm punonjës të administratës shtetërore të mbledhur nga gjithë Shqipëria, për të bërë miting në Tiranë.

Modifikuar më Saturday, 23 Mars 2019 13:32
Login to post comments