Sander Lleshaj po rezulton ministri më i pasuksesshëm që pas rënies së komunizmit. Statistikat flasin për një dështim total të tij në krye të Ministrisë së Brendshme. Krimi ka dal totalisht jashtë kontrollit dhe duket sikur ai kontrollon strukturat e Policisë së Shtetit bashkë me të Ministrisë së Brendshme dhe fjalimet patetike të Sandër Lleshajt më shumë rrisin kriminalitetin se sa e ulin atë.
Nuk janë pak, por 11 vrasje në 9 ditë, statistikë kjo që flet qartë për një situatë dramatike ku qeveria nuk ekziston, policia është në drejtim të paditur dhe ministri nuk kupton asgjë.
Aq të vrarë sa kanë ndodhur në Shqipëri në 9 ditë, nuk do të ndodhte kjo dhe në një situatë lufte dhe sjellja e zyrtarëve të shtetit shqiptar nga kryeministri tek ministri Brendshëm është totalisht e papërgjegjshme sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë!.
Kur krimi po bën kërdinë kudo, në Shkodër, Elbasan, Vlorë, e mjaft qytete të Shqipërisë, uniformat blu pasi mbërrijnë një orë me vonesë në vendngjarje mjafton me mbledhjen e viktimave, dhe asnjë ngjarje nuk zbardhet. Sandër Lleshaj është kthyer përfundimisht si pronar i një agjencia funerale që vetëm numëron dhe përcjell për në botën tjetër të vrarët e në vend se të parandalojë krimin bashkë me strukturat e vartësisë, krijojë siguri për qytetarët, justifikohet për të larë hesapet brenda radhëve shkarkuar drejtore dhe shefa komisariatesh sikur kjo të ishte e mjaftueshme!
Në vend të takimeve dhe propagandës para kamerave, Sandër Lleshaj duhet të kërkoj punë dhe rezultate tek vartësit, me qëllim që shqiptarët të ndihen të sigurt në shtëpitë, qytetet dhe fshatrat e tyre. Lleshaj nuk duhet të ketë preokupim ndalimin e protestave, arrestimin e qytetarëve që protestojnë kundër qeverisjes në të cilën bën pjesë dhe shefit të tij Rama, pro të shpartallojë krimin që tashmë është kthyer në institucion dhe po komandon Ramën, atë dhe strukturat e policisë. Pasiguria në rritje, vrasjet e ndodhura janë një alarm, duhet të lënë pa gjumë ministrin Lleshaj që të kryej plotësisht detyrën për të cilën ndodhet!.