Qeveria është shndërruar në një cirk lëvizës. Në krye të saj ka klounin Edi Rama ndërsa palaçot ndryshojnë nga një qytet në tjetrin. Në Librazhd për shembull kishte lolon Taulant Balla. Njihet për aftësitë e tij të lëpirjes, faktet i ka dhënë që i vogël kur i këndonte me shpirt Enver Hoxhës me synimin ti hynte në zemër Sekretarit të Partisë, me Nanon kur ishte kryeministër, dhe me të gjithë shefat e tij në karrierën politike derisa arriti te ky i fundit, Rama. Pra në gjuhën e popullit quhet qen i padronit.
Por, përsa i përket padronit, Edi Ramës. Ky i fundit është shndërruar në një gaztor shesheve të mbushur me njerëz të shantazhuar me vendin e punës, me ndihmën ekonomike, me mosdhënien e legalizimeve,etj.
Sot ka lënë tepsinë, por vazhdon të mbajë brekushet. Tepsinë e ka zëvendësuar me barsoleta gajazëse që duan apo s’duan spektatorët do ta duartrokasin sepse fluturon vendi i punës, apo ndihma ekonomike.
Është e njëjta situatë me vitet e diktaturës. Asokohe këto quheshin estrada dhe ishe i detyruar të qeshje, gajaseshe dhe të duartrokisje se ndryshe hyje në burg, sot me Ramën minimumi goditesh nga taksidarët, humbet vendin e punës, të ndërpritet kempi, e maksimumi bën ca burg.