Lleshaj do luftoj krimin dhe bandat me qasje integrale

Hënë, 08 Prill 2019 18:15

Pas Saimir Tahirit të ikur si ministër i Brendshëm për shkak të insistimit të agjencive perëndimore dhe kancelarive europiane si bashkëpunëtor i grupeve të strukturuara kriminale dhe i përfshirë në trafikun e  drogës, pas një plurosje të të gjithë Rilindjes me kokainë, koha e Sandër Lleshajt është koha e lulëzimit më të madh të krimit.

Vrasjet rekord, kthimi i qyteteve të mëdha si Vlora, Shkodra, dhe në Tiranë, në banjo gjaku ku bandat eliminojnë në mes të ditës apo natës njëra-tjetrën  është vetëm një dëshmi e inkopetencës, padijes dhe të qenurit të këtij njeriu thjesht një kapter i thjesht që vetëm për rendin deh sigurinë nuk flet dot. Madje në oborret e ministrisë së Brendshme flitet që dhe roja e parkimit të Ministrisë është më i informuar se vet Lleshaj për situatën e krimit dhe rendit në Shqipëri.
Së pari; ky njëri do të mbahet mend, si një kapter në nivelit e thashethemexhiut politik, sepse niveli i reagimit të tij deri aty shkon dhe po të dëgjosh deklarata e tij janë tejet qesharake si kjo e sotmja në konferencën për shtyp me homologun  tij nga çek. Në kohën kur krimi dhe bandat po bëjnë kërdinë dhe Shqipëri është problem jo vetëm rajonal, por europian dhe botërorë, ku njeri deklaron: - :Do të bëhet një qasje e integruar, që strukturat e mbijetuara të krimit të goditen nga gjithë krahët. Ose: -: Ne jemi të interesuar dhe shqetësuar për perceptimin publik që nuk është në nivelin maksimal”.
Se në fakt nga kjo arsye e perceptimit publik ka vuajtur luftëra kundër krimit në Shqipëri.
Së dyti; do të mbahet mend si ish këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit në kohën kur Shqipëria u përmbyt nga kanabisi dhe kokaina dhe ky njeri nuk ka asnjë fjalë, e presje për këtë çështje. Kjo përsa cituam nuk është vetëm përgjegjësi morale por dhe penale.
Së treti; do të mbahet mend si njeriu i gazit helmues të ardhur nga bandat e Gjolek Malajt nga Serbi i hedhur mbi shqiptarët ne protesta, mbi fëmijë, me lodra në duar, por që mbulonin hundën me duart e vogla.
Rama e zgjodhi pikërisht përsa thamë më sipër në këtë post, për imbecilitetin e luftimit të krimit me qasje të integruar, e zgjodhi për bashkëpunimin që pati gjatë periudhës së drogës ku ky njeri ishte këshilltar për sigurinë kombëtare dhe për urrejtjen ndaj shqiptarëve për ti helmuar me gaz.
Vetëm kjo e fundit mjafton për të kuptuar që vënie e Lleshajt në atë post nuk ishte çështje religjioni!

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...