Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka reaguar pas një postimi të Sandër Lleshajt për ngjarjen në Rinas.
Në një status në faqen e Ministisë së Brendshme, Zagani shkruan se shqiptarët janë në krah të policisë, përveç Ramës që nuk e ka kuptuar se është në krah të krimit të organizuar. Zagani parashikon se Lleshaj do ketë fatin e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.
“E drejtë ..të gjithë shqiptarët janë në krah të policisë në luftë kundër krimit të organizuar, vetëm shefi yt Rama dhe disa syresh rreth tijë që nuk janë në krah të policisë sepse janë të varur nga krimi i organizuar, ndërsa ti akoma se ke kuptuar që u ç’gradove vetëm për të qenë i përdorur dhe të hidhesh si hodhi Sajen, Faten etj”, shkruan Zagani në një postim në ‘Facebook’.