Skender Jashari*
Pak ditë më parë, nga Siria u riatdhesuan për në Kosovë, më shumë se 110 xhihadiste-terroriste islamike dhe fëmijët e tyre. Derisa Institucionet e Sigurisë, Inteligjencës dhe Drejtësisë por edhe ato politike, dështuan të riedukonin, riintegronin dhe korrektonin të dënuarit për terrorizëm në Republikë të Kosovës, edhe për më shumë u keqësu situata!
Pansllavizmi, i kryesuar nga Rusia që në mesin e çerekut të parë të shekullit XIX, kishte instrumentalizu klerikë të fesë islame, e që në Trojet tona mirë njiheshin si “hoxhallarë të Rusisë”! Të njejtën praktikë e aplikoi edhe Serbia, përmes elaborateve të saj, kujto Naçertaninë!
Edhe përkundër që shumica nga Shqipëtarët largpamës, kishim ngritur zërin, që në Luftërat tona Çlirimtare, që Serbia kishte infiltru agjentët e saj, që ta cilësonin edhe ngjyronin Luftërat tona Çlirimtare si luftëra xhihadiste-terroriste islamike, e më pas edhe përmes islamit politik të përfaqësuar nga hoxhallarë salefist( vehabist)! Institucionet gjegjëse, qëllimisht dhe me porosi të Fraksionit politiko-kriminal të UNMIK-ut dhe EULEX-it, i heshtën, lejuan dhe mbrojtën!
Meritë e këtyre imamëve të islamit politik, në Siri, Irak dhe Afganistan, u dërguan disa qindra të ri ( rreth 403)[1]që 74 u vranë,[2] disa qindra familje( me gra e fëmijë), e disa qindra të tjerë u arrestuan, u gjykuan dhe u dënuan e ca u “amnestuan” edhe në Republikë të Kosovës! Sipas statistikave është argumentuar që 81% të terroristëve islamik të ISIS-it, janë indoktrinuar, dërguar nga hoxhallarët salafist![3]
Para pak kohesh, Forcat Kurde, njoftuan që definitivisht shkatërruan Kalifatin Islamik të ISIS-it!
Ajo çfarë pritej tashmë ndodhi! Seriozisht është shumë e rrezikshme, për të ardhmen, derisa disa qindra terrorist islamik nuk janë trajtuar, dmth nuk janë rieduku, riintegru dhe risocializu, që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm si qytetarë të këtij vendi, e kjo edhe më shumë është rënduar duke riatdhesuar “familje terroristësh islamik”! Madje për më keq, edhe u sollën edhe disa fëmijë të “xhihadit seksual”, që nuk janë fare Shqipëtar, por janë fëmijë të terroristëve arabë, duke shkelur edhe ligjin e familjes, sepse u morën pa miratimin e babait të tyre! Deri në vitin 2017, 133 ishin rikthy në Kosovë, ndërsa 199 kishin mbetur,[4] e që tashmë edhe 110 u rikthyen! Deri në 2017, llogariteshin rreth 40 fëmijë që ishin marr nga familjet e tyre për në Siri! Derisa prej Ballkanit, udhëtuan 875 terrorist për në Siri, e për më keq, 800 prej tyre janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja![5]
Doktrinat ushtarake, por edhe Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale kundër terrorizmit dhe të sigurisë, kanë tërhequr vërejtjen me të drejtë, që me rastin e shkatërrimit të ISIS-it në Siri, terroristët e kësaj organizate do shpërndahen nëpër vendet Europiane, ku pas akomodimit të tyre, siç ndodhë në praktikë të kryejnë akte terroriste! Tashmë edhe statistikat e thonë, që derisa ISIS, pësonte në Siri, Irak, numri i akteve terroriste në Europën perëndimore shtohej, p.sh: në Belgjikë![6]
Nuk ka asnjë rast, që një terrorist të pendohet, derisa dihet që ai lufton për një “ideal” shkuarjen në “xhehnet”! Pendimi mund të ndodhë kur ta kuptoj, ta shohë që “ideali” i tij, paska qenë i rrejshëm- derisa ai që ka “ideal” parajsën, duhet të shkojë në “parajsë” e tij, ndryshe nuk çbindet! Për dallim nga “idealet” p.sh: ideali për liri të Atdheut, mund të pendohet një idealist, në çastin që e shehë që Atdheu i tij, edhe pas Lirisë, ka dështuar të ndërtojë një shtet siç e ka idealizu!
Në bazë të përqindjes së përgjithshme të popullësisë, Kosova prinë për terrorist islamik në kuadër të Europës, para saj në nivel global prinë Tunisia, Maldivet, Jordani dhe Libani![7] Shikuar në kuadër të Trojeve Shqipëtare, situata është shumë më e rënduar tek Shqipëtarët në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut! Shqetësues është fakti që Kosova dha 128.9 terrorist islamik për 1 milion banorë, derisa Bosnja dha 86.8 terrorist islamik/ 1 milion banorë, kurse Maqedonia e Veriut dha 69.5 terrorist islamik/1 milion banorë, ndërsa Mali i zi dha 50 terrorist islamik/1 milion banorë, ndërsa Belgjika dha 42.0 terrorist islamik/1 milion banorë! Derisa krahaso p.sh: Belgjika, ka dhënë së paku 3 herë më pak terrorist islamik për ISIS-in, apo së paku 10 herë më pak sesa Franca( edhe pse kjo ka disa miliona musliman)!
Tabela 1. Numri i terroristëve islamik sipas vendeve për në një milion banorë![8]
Televizioni Italian i zbuloi kampet për rekrutim të terroristëve islamik në Kosovë, edhe pse këtu kishte mbi 26 shërbime të ndryshme sekrete, disa dhjetëra shërbime informative të policive të ndryshme, disa polici( e Kosovës, UNMIK-ut e pastaj EULEX-it), disa dhjetëra shëbrime informative ushtarake( kryesisht në kuadër të KFOR-it)!
Institucionet gjegjëse të Kosovës, nuk e trajtuan denjësisht terrorizmin islamik, në nivel shtetëror, duke:
- Parandaluar propagandimin e terrorizmit islamik nga hoxhallarët vehabist;
- Parandaluar dhe mbikëqyrur organizatat gjoja humanitare islamike( derisa 21 të tilla janë suspenduar vetëm më pas);[9]
- Parandaluar dhe mbikëqyrur individët, hoxhallarët e dyshimtë, për lidhje me agjenturat e Serbisë!
- Mbikëqyrur burimet e financimeve të organizatave gjoja humanitare islamike dhe të hoxhallarëve vehabist;
- Duke mbikëqyrur predikimet fetare, që të jenë në frymën e Traditës, Kulturës dhe mentalitetit të Shqipëtarëve;
- Mbikëqyrjen e xhamive ilegale, kampeve dhe kampimeve gjoja humanitare, fetare etj;
- Duke i identifikuar me kohë “besimtarët me prirje radikale”!
- Duke i identifikuar, vëzhguar dhe mbikëqyrur të gjithë “besimtarët” të cilët kanë patur para udhëzimit në fe, precedente kriminale( të kaluar kriminale)!
- Duke i mbrojtur besimtarët, nga agjentët islamik të Serbisë!
- Duke parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar dhe sidomos kontrabandën e armëve, përmes të cilave furnizoheshin prej Serbisë, terroristët islamik në Europë e sidomos në Ballkan! Etj.
Derisa trajtimi i terrorizmit islamik në nivel rajonal dhe global, nga Institucionet e Kosovës, ishte më shumë reaktiv dhe propagandues, derisa shtyhej nga SHBA, sesa veprim i vullnetshëm i zyrtarëve vendas!
Rëndimi i situatës edhe me “gratë e ISIS-it” dhe për më keq edhe me fëmijët arab të grave të terroristëve islamik( “fëmijët e ISIS-it”), duke i akomoduar në Kosovë, duke i birësuar këta “fëmijë të ISIS-it”; duke i rritur me “ideale”, “himne”, “lavdi” xhihadiste këta “fëmijë të ISIS-it” dhe këto “gra të ISIS-it” po më këto gra duke rikriju “familje ISIS-ash”; rrezikojnë seriozisht Ardhmërinë, Sigurinë dhe Paqen në Republikë të Kosovës.
E tani, është koha e fundit!
Institucionet gjegjëse të Kosovës, t’i trajtojnë meritorisht, terroristët islamik të fshehtë( ata që janë duke heshtur, fshehur që ta shprehin përkrahjen ndaj xhihadit islamik); terroristët islamik; terroristët islamik të rikthyer; gratë e terroristëve islamik; fëmijët e terroristëve islamik dhe familjet e mbetura në Kosovë të këtyrë kategorive! Trajtimi i tyre do duhej të përfshinte, edhe:
- Dëbimin jasht vendit të atyre (“grave të ISIS-it” e “fëmijëve të ISIS-it”)që kanë origjinë nga vendet tjera( në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës si dënim plotësues, pasi ta vuajnë dënimin meritor)!
- Deideologjizimin e tyre, riedukimin, risocializimin dhe riintegrimin( duke ndaluar çdo kontakt me njerëz të dyshimtë dhe vende të dyshimta- siç e parasheh legjislacioni penal; duke i imponu sjellje dhe pranim të ligjeve vendore dhe sjelljeve në pajtim me to; duke i rikulturu me kulturën dhe traditën vendore;etj)!
- Mbikëqyrjen e vazhdueshme nga institucionet e Sigurisë, të “grave dhe fëmijëve të ISIS-it” dhe familjeve të cilët dhanë terrorist islamik( terrorist islamik të fshehtë, terrorist islamik, terrorist islamik të rikthyer, etj);
- Adaptimin e “fëmijëve të ISIS” në familje që do plotësonin kushtin që t’i edukonin si qytetarë të ndershëm dhe përgjegjshëm të shoqërisë tonë!
Nëse dështojnë, e gjasat janë tepër të mëdha të dështojmë, për faktin e shumë faktorëve që predeterminojnë këtë dështim, Kosova do bëhet ashtu siç dëshiroi Serbia, pra “çerdhe e terrorizmit islamik( terrorizmit islamik të Bardhë)”!
Koha e fundit tashmë është sepse shoh shumë qartë që janë duke u rritur “fëmijë dhe të rinjë terrorist islamik”!
*I burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.