Balliu në Syri.net: Stili i Ramës është vjedhja dhe krimi, kur i duhesh t'i puth këmbët

Tuesday, 23 Prill 2019 14:20

Botuesi i Gazetës 55, gazetari dhe analisti Fahri Balliu ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e SYRI.net. Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Balliu ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me personalitetin e Edi Ramës dhe sponsorët e tij.

Balliu është shprehur në studion e SYRI.net se nuk është eksploruar e shkuara e Ramës, se kush e solli në politikën në Tiranë, kush është i interesuar ta mbajë.

‘PD, Lulzim Basha, LSI, Monika Kryemadhi e para tyre Sali Berisha, Ilir Meta etj., ... nuk e kanë parë me seriozitetin e duhur figurën dhe rritjen e Edi Ramës si politikan. Ai vjen nga një magmë politike e paeksplorueshme akoma.

Shoqëria shqiptare, media janë në borxh me faktin e zbulimeve se nga erdhi ky njeri. Kaloi nga një portret që nuk e dimë. Nuk e di se cilat katedra kanë qenë të interesuara për sjelljen e Edi Ramës si politikan.

Ishte ky njeri që tavolinat me verë të cilësisë së parë ishin me trafikantë, kriminelë, grabitës. Kjo është një pjesë e paeskploruar e këtij njeriu.

Pse ky njeri që ka këto gjëra, por ka mbështetje ndërkombëtare. Ne nga natyra jemi mikëpritës të ndërkombëtarëve. Kur ky mbjell kanabis, fut kriminelë, grabitet Rinasi, heshtin ambasadat. PS duhet të jetë e para për të ngritur pikëpyetje ndaj këtij njeriu’,-është shprehur Fahri Balliu në SYRI.net.

***

Botuesi i Gazetes 55 Fahri Balliu, tha se “Marrëveshja e opozitës ishte një institucionalzim e cila në këtë rast do të thotë që është një e terë dhe e vetme kundër pushtetembajtësve dhe projekteve të Ramës për të zgjatur jeten e tij politike.

Djegja e mandadetve është një akt dhe një proces që ta jep demokracia.

Je jashtë institucioneve sepse nuk të degjohet fjala.

Eshtë njësoj, janë të gjithë jashtë sistemit. Ai është Kryeminister i vendit për shkak të zgjedhjeve por është ushtrues i një pushteti jo normal.

Vajtja në zgjedhje pa opzitën është zgjedhja e tij. Ai vjen nga një magmë politike e paeksploruar akoma. Ky njeri kaloi nga student i revoltuar, kaloi në një zogist, fashist, demoislamik, nje jetë përsonale travestite. Etj...

Ky edhe si kryetar bashkie por veçanarisht si Kryeminister nuk mund te këtë jetë private por publike.

Të gjithë këtë që janë investuar për të janë njësoj fajtorë.

Solli modele të përbindëshme të qeverisjes.

Kanabizoi gjithë vendin. E beri për të blerë zgjedhjet dhe ishte pjesë e profilit të tij që nuk e njihnim. Ka një dashuri të madhe për krimin dhe kriminelet.

Ishte nje akt i dytë përbindëshmërie. Që janë pjesë e të kaluarës së tij të palexueshme.

Ai kishte një mbështetje ndërkombëtare.

Edhe se është votuar ka një shpjegim, edhe eskobari ishte senator. Me leje ndërtimi.

Ndërkomëbtarët heshten ku ky mbolli hashashin, kur futi kriminelet në parlament.

Sjelljet e tij do ta çojnë PS ne nivelin e PSOKUT.

Dashuria e tij për karrigen dhe pasurinë e Ramës është epike dhe e komandojnë.

Detyra e opozitës sipas Balliut, që nga djegja e mandateve eshtë alteranativa e vetme largimi i Edi Ramës. Opozita merr në zgjedhje të paktën 80 mandate.

PS është nje tenxhere që pritet të shpërthejë. Ai është kaq i dhunshëm edhe brenda PS. Kur i duhesh ti puth këmbët me çorape apo pa çorape.

Presidenti Meta ka një sjellje kushtetuese të matur te pozicionit dhe të kompetencave që ai ka.

Hoqi Gjykatën kushtetuese dhe atë të lartë. Rana i ka bërë me llogari që të zhvasë këtë vend.

Ai përfiton nga një traditë e shoqërisë shqiptare ku opinioni nuk orientohet drejt tek taksat, por orientohet nga një propagande e investuar.

Stili i Ramës ne qeverisje është vjedhja dhe krimi.

Unë jam për protesta edhe me të fuëqishme akoma.

Ramës i jap komandë vetëm frika. Populli mund ta friksojë këtë njeri për atë çfarë ka bërë në kurriz të popullit.

Çdo gje që ndodh është përgjegijësi e kryemsinitrit.

Radikalizimi i opozitës nuk është i opozitës por radikalizimi i qeverisjes solli radikalizimin e opozitës.

Sjellja e tij rrrugaçërore e çoi vendin në këtë situatë.

Nuk ka asnjë lloj investimi publik. Vetem PP që kalon 1 militradë dollare. Ka vjedhje galopante.

Balliu ka folur edhe për Patozin. Që në momentin e parë ai ishte kritk ndaj partisë dhe te linte të kuptohej që po p[unote për një prjkt tjetër

Ai i sherben qeverisë. Po u futen në zgjdhje futen per hatër të Ramës dhe në sherbim të tij.

Këto janë marifete furka për të mbajtur qeverinë që e ka mbyllur rolin e vet.

Temperatura e shoqërisë po rritet.

© SYRI.net

Modifikuar më Tuesday, 23 Prill 2019 21:24
Login to post comments