Regjimi që po ndërton Rama krimi më i rëndë në 27 vite

Tuesday, 23 Prill 2019 19:56

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur nga studio e Fax News, për koalicionin e ri opozitar dhe situatën politike në vend.

Për Shehi lufta kundër Ramës do të vazhdojë edhe më fuqishëm, dhe se negociatat me partitë e tjera politike nuk janë mbyllur por do të zhvillohen vetëm kur çështja për të cilën negociohet të jetë një gjë më e madhe dhe me vlerë.

“Ne nuk jemi kundër negociatave por ajo që negociohet duhet të jetë një gjë e madhe dhe me vlerë. Duhet të ndryshohet sistemi dhe njerëzit pjesë përbërese të këtij sistemit.

Ne tentojmë të ulim gardhin që të kemi mundësi të bashkëpunojmë me parti të ndryshme, dhe partnerë të tjerë.” tha Shehi

Shehi ka folur edhe për koalicionin opozitar që u finalizuar mbrëmjen e djeshme që tha se është një marrëveshje rezultat disa vjeçar dhe se ideja kryesore që i bashkon  të gjitha këto parti është lufta kundër arrogancës së Ramës dhe shkatërrimit të Shqipërisë nga qeverisja e tij.

“Koalicioni është finalizimi i një marrëveshjeje disa vjeçare. Çdo ide e re, që nxit lirinë brenda një partie e konsideroj shumë të vlefshme. Ideja që pushteti që po na qeveris është arrogant, na dhunon si njerëz, po shkatërron ekonominë është ideja që na bashkon si opozitë. Ska nevojë të shkosh te një noter për të ndërtuar një koalicion. Ne nuk po e bëjmë këtë koalicion për pushtet po për hir të qytetarëve.” u shpreh Shehu.

Shehi tha po ashtu se Basha i ka premtuar partive të koalicionit ndryshim të sistemi zgjedhor.

“Ne kemi marrë një premtim nga Basha për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Duhet të bashkojmë Shqipërine dhe të largojmë shqiptarët nga flamujt partiakë, Jemi bashkuar me bindjen që Basha të sakrifikojë interesat e tij për të mirën e përgjithshme të Shqipërisë.

Lidhur me krijimin e partisë ‘Bindja Demokratike’ dhe regjistrimit në zgjedhje, Shehi tha se uron që kjo parti të bëjë me te vërtetë opozitë.

“Uroj Bindja Demokratike të bëjë me të vërtetë opozitën por koha do e tregojë këtë gjë, nëse janë me të vërtë kundër regjimit të Ramës.

Regjimi që po ndërton Rama është krimi më i rëndë që është bërë në 27 vite. Unë ngre në pikëpyetje nëse janë në të vërtetë opozitarë të Qeverisë, por që janë kundërshtarë të Bashës kjo gjë nuk më shqetëson dhe nuk e paragjykoj pasi çdo njeri ka mendimin e vet” tha  Shehi.

Modifikuar më Tuesday, 23 Prill 2019 20:04
Login to post comments