Rama tani vjedh si kloun

Premte, 26 Prill 2019 18:05

Edi Rama e ka lënë tepsinë e brekushet. Ka dalë nëpër Shqipëri si një gaztor dhe kloun që kërkon tu mbushë mendjen shqiptarëve se në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë.
Ai po shëtit nga qyteti në qytet me batuta dhe asgjë konkrete dhe serioze për prezantimin e kandidatëve në ato zgjedhje që nuk kanë asnjë mundësi për tu zhvilluar me këtë situatë.
Pasi vodhi milionat nga koncesionet në spitale, me checkup, pasi vodhi paratë e shqiptarëve me PPP-të e famshme dhe s’u mjaftua me kaq , por nisi të vjedhë edhe hapësirat publike për ti shndërruar në kulla të cilat janë bërë barsoleta (rasti i propozimit të katedrales Notre Dame të ndërtohej sipër një kulle), Edi Rama tashmë kërkon të vjedhë e grabisë nëpërmjet batutave.
Shkon në grumbullime qytetarësh të marrë me shantazh kundrejt vendit të punës në administratë dhe aty si gaztor i bën për të qeshur me batuta kundër opozitës.
Ai kujton se me batuta kalohet situata nga sharjet, përplasjet, dhunimi i opozitës, tani që i ka rënë fasada vjedhja është e njëjtë, por nga tragjikja , krye hajduti ka kaluar në komike dhe po vjedh si kloun nëpër Shqipëri.

Modifikuar më Saturday, 27 Prill 2019 10:07
Login to post comments