Një nga konkluzionet e Samitit të Berlinit, duke përdorur termin e Financial Time-s është dushi i ftohtë që Gjermania dhe Franca i dhanë të paktën Ramës për çështjet e problemeve të qeverisjes duke i thënë një “JO” të fortë hapjes së negociatave në qeverinë e tij.
Por, siç ka 6 vjet që i mashtron shqiptarët nga mëngjesi në darkë, vjet në qershor kryeministri që njihet si krye maestro në mashtrim, dekoroi për hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian ambasadorët:
Suela Janina, ambasadore në Bruksel
Adia Sakiqi, ambasadore në Mbretërinë e Holandës
Artur Kuko, ambasador në Republikën Federale ët Gjermanisë
Dritan Tola, ambasador në Republikë Francë
Ceremonia ishte shumë prekëse, shqiptarët më së fundmi kishin realizuar ëndrrën evropiane nëpërmjet të gjithë pinjollëve të komunizmit. Për shembull Adia Sakiqi është mbesa e sekretarit të diktatorit Hoxha, Zeqi Agolli. Ky fakt po përmendet për kulturë demokratike për të kuptuar kthesën e madhe që kanë marrë të kuqtë kundrejt aspiratave evropiane të shqiptarëve.
Madje aq shumë prekëse ishte sa dhe vetë Knut Fackestain e përshëndeti hapjen e negociatave me një mesazh në twitter. Dhe faktori ndërkombëtar, në disa segmente të margjinalizuara ka humbur seriozitetin
Turp më të madh se të gënjesh ditën për diell nuk ka, por meqenëse banda e rilindjes dhe kryetari i saj vjedhin dhe ditën për diell, kjo e gënjeshtrës del si krim i lehtë. Mirë ky kryeministër që ka nevojë për çfarëdo lloj gënjeshtre si serum për kufomën e rilindjes por në këtë grup ka ambasador, vite të tëra karriere dhe e dinë shumë mirë se si është procesi i hapjes së negociatave.
Përmendja e emrave të ambasadorëve vlen si çështje vërtetësie në artikull, sepse ata ishin thjesht viktima të lojës dhe mashtrimit për të cilin Rama nuk ka shokun.
Tani që Gjermania dhe Franca ia bënë të qartë Ramës, Knut Flackenstainit dhe shumë e shumë segmenteve të tjera të dashuruara me kollaret trendi të kryeministrit të Kolumbisë evropiane ndoshta ka një lloj ndërgjegjësimi Rama dhe ua merr mbrapsht certifikatat
Çështja është do të ketë ceremoni tjetër apo jo?/ Redaksionale