Gërmadhat e Teatrit Kombëtar do t’i zënë brenda Veliajn dhe Ramën

Hënë, 06 May 2019 17:15

Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit që kanë të bëjën me TK, që kulmuan me heqjen natën të shkronjave nga punonjës të Bashkisë, kanë nxitur edhe një herë një valë prtotestash dhe kundërshtish të artistëve të skenës, intelektualë etj. Drejtori i TK, Hervin Çuli, bëri të paditurin kur tha “se aty janë shkronjat” apo Veliajt që nuk e komentoi, ose nuk mori përgjegjësinë e këtij veprimi skandaloz. Padija që i bënë artistët në prokurori Veliajt, apo edhe “gjyqi” kolektiv çdo ditë në oborrin e Teatrit, sikurse edhe tryeza e djshme, ku ishte e pranishme znj. Doris Pack, s’kanë bërë gjë tjetër vecse e degjenerojnë çdo ditë e më tepër këtë “figure”që nuk ka guximin të përballet dhe ndërmerr aksione guerile për ta “çliruar atë hapsëirë”, për llogari të oligarkëve dhe klientëve të tij e të Ramës.

Po pse insiston kaq shumë ky njeri, deri në neveri, me veprimet e tij, që ta prishë me doemos atë teatër? A thua nuk u ngop me gjithë ato hapësira që ka pushtuar këto katër vjet, duke i mbjellë me gradaciela e beton gjithandej?

Veliaj dhe Edi Rama duhet të kuptojnë, se në rast se e gjen gjë ndërtesën e TK, aty vjen dhe fundi i tyre politik, sepse urrjetja dhe protesta po shtohen dita- ditës.  Nuk është çështje ndërtese, është tempull, është besim, është kulturë dhe bashkon të majtë e të djathtë.  Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit nuk ka për ta lanë me kaq. Një nga këta artistë të kësaj lëvizjeje, R. Budina thotë se “kjo protestë e ka tejkaluar politikën dhe se shumë socialist kanë shkuar të mbështesin këtë kauzë dhe kërkojnë që kryeministri të largohet nga posti i tij. Artistët janë të vendosur në kauzën e tyre dy vjeçare: “Ne do përplasemi fizikisht, mund të ketë dhe viktima. Nuk duhet të abuzojnë me demokracinë në këtë mënyrë. Na trajtojnë si një komb idiot. Kemi shembullin e Bashkisë që po shkel Ligjet e vendit. Si mund ai nga Bashkia të vijë të heqë gërmat. Ai është një hajdut se ky institucion është në varësinë e Ministrisë së Kulturës”, thotë Budina.

Veliaj dhe Rama duhet t’i vënë gishtin kokës, se nëse injorojnë protestën dhe kërkesat e artistëve dh eta rrëndojnë ndërtesën e TK, nuk do jetë e largët dita që ata artistë do ta tërheqin zvarrë atë mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar: “Ne artistët, dhe njerëzit e tjerë që na mbështesin do ta intensifikojmë luftën. Do t’i futemi brenda në zyrë dhe do ta nxjerrim se është hajdut, është ilegjitim. S’ka punë me teatri kombëtar, s’ka lidhje me artin dhe kulturën”, besoj se u mjafton ky mesazh i regjisorit Budina.  /55news.al

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 08:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...