Në shtetet e Bashkuara të Amerikës “Heritage Foundation” është një institucion “Think tank” të mendimi më të lartë konservator, me impaktin më të madh sot në politikën e SHBA-ve.
Pak ditë më parë Heritage Foundation theu rekordin në mbledhjen e fondeve për të luftuar rritjen e valës së socializmit dhe përpunimit të plani strategjik për të zgjeruar influencën në kapitol hill dhe në administratë.
Është thyer një rekord me mbledhjen e 14.2 milionë dollarëve nga 250 pjesëmarrës në një Konferencë të Lidershipit. Shifër e jashtëzakonshme e cila u rrit prej idesë dhe konceptit dhe ccoi në këtë rekord.
Të gjithë ata që iu bashkuan kësaj iniciative të Heritage Foundation shprehën shqetësimet e tyre në rritje për mënyrën se si demokratët në filozofinë e tyre po shkojnë gjithnjë e më shumë majtas dhe që ky institucion dhe këto iniciativa duhet të jenë të shoqëruar me një axhendë më të fortë konservatore për të bllokuar këtë trend në politikën e SHBA-ve.
Kjo iniciativë e Heritage Foundation u shoqërua me një dokument, duke ritheksuar paralajmërimin për socializmin dhe ndërkohë u shoqërua me një plan 3-vjeccar strategjik.
Dokumenti paralajmëronte për trendet socialiste në Uashington, sidomos në fushën e arsimimit.
Konkretisht në faqen 27 të këtij plani theksohet se “çdo mbështetja e juaja për Heritage duhet të inspirojë liderët e Amerikës që të qëndrojnë të fokusuar në ndalimin e politikave të tilla dhe ta kthejnë filtrimin e SHBA-ve me socializmin thjesht në një kujtim të keq.
Presidentja e Heritage Foundation Kay Coles James, e cila është shumë e fokusuar në zgjerimin e ideve dhe lëvizjes konservatore të brezit të ri deklaroi: “Jemi plot energji dhe shumë të motivuar nga besimi që i jepet Heritage Foundation dhe ekipi ynë është shumë i përkushtuar të punojë për të promovuar principet konservatore dhe politika të tilla, të cilat do të luftojnë rritjen e kërcënimit të socializmit dhe për të edukuar gjeneratat që vijnë në zgjidhje që janë për një jetë më të mirë për të gjithë amerikanët.
Vetë Presidenti Donald Trump për këtë çështje është shprehur: “Ne e dimë se socializmi nuk ka të bëjë me drejtësinë, nuk ka të bëjë me barazinë, nuk ka të bëjë me mbështetjen ndaj të varfërvem. Socializmi ka të bëjë vetëm me një gjë: PUSHTET VETËM PËR KLASËN QEVERISËSE. Me pak fjalë të gjithë ne sot e dimë që nuk ekziston asgjë tjetër MË PAK DEMOKRATIKE SESA SOCIALIZMI”. 55news.al