Ambasadori i BE ka një qëndrim ‘të ri’ për krizën: Koha për kompromis mes palëve

Tuesday, 07 May 2019 11:31

Gjatë një interviste për DW, seksioni shqip, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, për herë të parë ka folur në kuadër të krizës së rëndë politike në vend, për një kompromis midis palëve.

I pyetur se cili është mesazhi I tij për qytetarët shqiptarë dhe partitë politike shqiptare në këtë situatë që po kalon Shqipëria, ambasadori Soreca ka theksuar se ka ardhur koha që partitë politike të gjejnë një kompromis.

 ‘Sigurisht që kemi luajtur një rol në këtë vend dhe ne vazhdojmë të luajmë një rol të rëndësishëm. Siç thashë më parë, ne kemi një mandat të fortë nga qytetarët shqiptarë, 93% prej të cilëve duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu edhe një përgjegjësi të fortë. Dhe tani është koha për ne që të japim rezultate, por është gjithashtu koha që partitë politike të këtij vendi të gjejnë një kompromis.

Kultura e kompromisit nuk është medoemos tipike për këtë vend; ajo duhet të bëhet në një moment ku takohen interesat. Gjithkush duhet të bëjë një hap përpara.

Ka një urë diku dhe unë jam i sigurt, se ekziston një mënyrë për ta kaluar këtë urë dhe për të siguruar që të gjendet dialogu. Kjo është në interes të shtetasve shqiptarë që duan që ky vend të ecë përpara’, ka deklaruar Soreca në këtë intervistë për DW.

Kjo thirrje dhe ky qëndrim i ambasadorit Soreca, mund të cilësohet si një ‘revizionim’ i qëndrimeve të tija, pasi deri më tani vetëm ka kritikuar vetëm vendimin e opozitës për të dalë nga parlamenti dhe mos pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...