Një lajm shumë interesant i ditës së sotme që nuk është as lajm as risi ishte shtyrja e gjyqit të Shullazit dhe arsyeja ishte shumë fortë, mungonin gjyqtarët. Nuk po merremi fare me aspektet proceduriale të gjyqit ndaj tij se është shumë qesharake kjo arsye por në rastin e kontekstit politik ku jemi shpeshherë kryeministri është akuzuar ma baza shumë të forta për lidhje më këtë person, i cili ma bandën e tij ka ndërhyrë nga pronat deri tek zgjedhjet për rektorin e Tiranës. Nuk është objekt i shkrimit proceduara e gjyqit të Shullazit, sepse kur drejtësinë kur të mos ketë kapur me banda e Rilindjes gjithçka do të sqarohet.
Po të kujtojmë deklaratë e eksponentëve të rëndësishme të politikës shqiptare në rastin kur Saimir Tahiri e mban peng Ramën një nga dosjet është edhe dosja Shullazi, komunikimet me të përveç faktit të dosjes së Xibrakës.
As kryetari i bandës së rilindjes dhe askush nuk ka qenë në gjendje ti mohojë këto fakte. Gjyqtarët do mungojnë për sa kohë drejtësia do të ketë tipa si Arta Marku që e rekomandim i Ulsi Manjas (që këtu është një trishtim i madh intelektual dhe politik) do të ketë prodhime seri Arta Marce, Ibrahimër, Dvoranër dhe për sa kohë banda e Rilindjes të asgjësojë nëpërmjet filozofisë së saj të eliminimit nga Gjykata Kushtetuese çdo institucion tjetër të pavarur.