“Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.” Kështu shkruante dje gazeta më e lexuar evropiane “Bild”, media gjermane e cila bëri një analizë për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe pse kemi ardhur në këtë situatë.
Kjo është hera e parë kur një shtet serioz që si duket ka marrë edhe frenat e Bashkimit Evropian në dorë, flet me kaq detaje për blerjen e votave në Shqipëri dhe se si vetë Rama është kujdesur për të përmbyllur bashkëpunimin me grupe kriminale.
Gazeta “Bild” shkruan se një regjistrim i prokurorisë do të duhet ta provojë këtë. Jo më kot media serioze më e lexuara në Evropë përfshin në publikimin e e saj edhe Prokurorinë. Jo pa qëllim. Dosjet me përgjime “184” e Dibrës dhe “339” e Durrësit po mbahen në sirtarët e zyrës së Arta Markut, veglës së kryeministrit Edi Rama në krye të organit të akuzës. Edhe pse dosjet janë bërë publike prej gati 1 vit, Arta Marku dhe Donika Prela nuk kanë thirrur as një nga eksponentët socialistë të kapur në përgjime. Këto dy dosje po mbahen peng nga Arta Marku, por publikimi fillimisht nga “Zëri i Amerikës” dhe tani nga gazeta më e lexuar në Evropë “Bild” si dhe përmendja e tyre nga disa zyrtarë të BE-së po tregon se s’ka shpëtim për Ramën./ Redaksionale