Gazeta gjermane Bild, prej 48 orësh ka publikuar fakte tronditës e për kryeministrin Edi Rama se si ai ka telefonuar për blerjen e votave në Dibër , apo se si ai po e qeveris Shqipërinë me një grup gangsterësh.
Akuza të rënda këto që do të tronditnin një qeveri demokratike dhe në këto vende udhëheqësit e shtetit do të jepnin dorëheqjen e menjëhershme. Por këtu në Shqipëri Edi Rama ka treguar se karrigen e pushtetit kërkon ta mbajë me të gjitha mjetet. Jemi mësuar që Rama të reagojë për çdo lajm tronditës të publikuar kundër tij, me mediat edhe më periferike, duke i cilësuar ato kazen mediatike. Por për publikimin e gazetës më të lexuar në Evropë, Rama ende nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.
Përveç disa figurave qesharakë të Rilindjes dhe skemave të Endri Fugës ky njeri që i tha kazan dhe zërit të Amerikës nuk ka guxuar të artikuloje as edhe një fjali të vetme për gazetën gjermane.
Arsyeja është një dhe e vetme, materialet serioze që zotëron Gjermania.