Meta: Vendi nuk mund të shkojë në konfrontim për interesa okulte dhe egoiste

Premte, 17 May 2019 10:21

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat këtë mëngjes ka bërë thirrje të qartë për palët politike duke u shprehur se nuk duhet të shkojë vendi në konfrontim. Ai tha se palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoistë por të mendojnë për të mirën e vendit dhe të mos e çojnë atë në konfrontim. Meta tha se ata duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.ilir-meta-konference

“Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të mos jenë egoistë, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim”, u shpreh Presidenti i vendit. I pyetur nëse ka thirrur një tryezë politike për të zgjidhur krizën në vend mes palëve politike, ai u përgjigj: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti. Ata e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të përgjegjshëm për pasojat që do të kenë nëse do të shkojë vendi në konfrontim.

Prononcimi për mediat

Gazetari: Zoti President, a rrezikon vendi të shkojë në përplasje civile në kohën që kriza politike po thellohet dhe palët politike janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre?

Presidenti Meta: Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990.

Gazetari: Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju?

Presidenti Meta: Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve.

Gazetari: Kryeministri thotë që Ju nuk i keni ftuar në një tryezë për të zgjidhur krizën politike. A do të ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë në mënyrë të vazhdueshme se edhe jo publikisht keni bërë ç’të mundeni për të shpëtuar krizën politike në vend…

Presidenti Meta: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.

Modifikuar më Premte, 17 May 2019 22:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...