Teksa i gjithë vendi komenton vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Washington, e cila e dënon Shqipërinë me 140 milionë euro sa i përket çështjes "Agon Channel", ju sjellim në kujtesë një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një postim të tijin më 6 gusht 2015 bënte një deklaratë që shumë pak veta mund ta besonin.
Parashikimi i frikshëm i Berishës, para katër viteve, sot rezulton totalisht i saktë.
"Të gjitha këto ndëshkojnë më së shumti shqiptarët. Së pari me largimin e investitorëve italianë dhe të huaj që shohin veten e tyre në mëshirën e një dështaku të sëmurë psiqik, i aftë të ndërmarrë akuza dhe fushata denigruese të paimagjinueshme ndaj tyre. Së dyti, do ndëshkojnë rëndë shqiptarët sepse në arbitrazhet dhe gjykatat ndërkombëtare akuzat fallco, masat arbitrare, linçimet, dëmet morale dhe materiale, fitimet e munguara etj, dënohen me qindra milione euro, dhe po keshtu sekuestrimet, konfiskimet e mediave te pavarura jane te denueshme dhe tëë papranueshme nga vendet e lira dhe institucionet ndërkombëtare", do të shkruante ndër të tjera Berisha në gushtin e 2015-ës.
Shkrimi i plotë i ish kryeministrit Berisha në 6 Gusht 2015
Rama dhe kompleksi i tij Beçhetti. Ai nuk ndahet dot nga vendi ku kreu krimin e shemtuar mediatik!
Te dashur miq, intoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe mendimit ndryshe kulmoi me histerine e tij ndaj pronarit te Agon Channel, rrjetit televiziv me te pavarur, me kritik ndaj atij dhe qeverise ne Shqiperi.
Ishte ky televizion qe me guxim denoncoi qe ne fillim kapjen e Rames nga mafia e mediave, shperthimin e tij skizoid ndaj nje ish mikut te tij dhe dy zonjave te pranishme ne ditelindjen e Tedi Papavramit, qe dokumentoi me film, ze dhe figure klonimin e kartave te identitetit nga mazhoranca per vota. Ne nje akt hakmarrje primitive te pashembullt ne nje vend te lire, ne mesin e fushates elektorale, Edi Rama urdheroi konfiskimin e Agon Channel dhe shpalli ne kerkim nderkombetar per larje parash, pa patur asnje dokument te vetem per te vertetuar akuzen, Francesco Beçhettin, pronarin e Agon Channel dhe mamane e tij Liljana, fajtore se kishte lindur Francescon, armikun e tij te eger dhe te sivllaut Kokedhima.
Per te bindur te tjeret se akuza per larje parash, te cilen nuk ja besoi njeri, ishte e faktuar dhe konfisikimi i televizionit armiqesor ishte plotesisht i bazuar, Rama mashtroi paturpesisht shqiptaret dhe ju tha se hetimin per vepren e larjes se parave nga Beçhetti e ka bere se bashku me autoritetet italiane. Por te nesermen e ketij mashtrimi do te ishte ministria e jashtme Italiane qe do pergenjeshtronte kete trillim te Rames dhe do te deklaronte se autoritetet italiane nuk kishin bere dhe nuk kishin nisur asnje hetim per larje parash per biznesmenin italian Francesco Beçhetti. Keshtu qe deklarata e Rames ishte nje mashtrim i paskrupullt.
Pasi deshtoi totalisht ne provimin e akuzes politike per larje parash dhe u faktuan burimet transparente, si Deutche Bank etj, te origjines se parave te Beçhettit ne Shqiperi, Edi Rama ne terbim dhe verberi versuli ndaj Beçhettit, "suksesmadhen" e tatimeve Shehu, dhe njoftoi se TV Agon konfiskohet nga tatimet pasi sipas tij, armik Beçhetti nuk ka paguar prej muajsh rrogat e punonjesve te televizionit e per rrjedhoje as dhe sigurimet shoqerore.
Burime nga Banka perkatese dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore me njoftojne se ky perseri eshte nje mashtrim i turpshem pasi punonjesit e Agon Channel kane terhequr rrogat rregullisht çdo muaj dhe te plota dhe sigurimet e tyre shoqerore jane paguar qindarke per qindarke madje me korrekt se sa te gjitha media e tjera.
Duke denuar me neveri konfiskimin e televizionit Agon Channel, kritik ndaj Edi Rames, akuzat e trilluara te Rames per larje parash, mos pageses te rrogave dhe taksave, shpreh gjithashu mbeshtetjen time te plote per cdo perpjekje per zbatim te ligjit ndaj cilitido.
Por aq sa arbitrare e te pabaza dhe hakmarrese kane qene masat represive antiligjore ndaj Agon Channel dhe pronarit te tij Beçhetti, po kaq te denueshme, te neveritshme jane linçimi mediatik, propagandistik qe Rama i ben biznesmenit Beçhetti dhe mamase se tij Liljana, qe ka lindur armikun Beçhetti. Prej pothuaj dy muajve Edi Rama, i mberthyer nga sindromi psikotik i kompleksit Beçhetti, drejton nga zyrat e tij fushaten mediatike denigruese e linçuese te pashembullt ndaj investitorit italian qe guxoi te investoje ne Shqiperi per nje rrjet televiziv te pavarur.
Keshtu, per femijet, te rinjte, burrat, grate e ketij vendi, Beçhetti eshte bere si armik, fantazma e te cilit i ka prishur Rames gjumin dhe eshte i parnishem çdo dite si personazh kryesor ne te gjitha emisionet e lajmeve. Gjate diktatures e njejta gje ndodhte me armiqte dhe grupet armiqesore ndaj diktatorit, por ky persektutim mediatik intensiv nuk vazhdonte kaq gjate asnjehere. Kurse tani kane filluar dhe letrat nga populli dhe kjo po vazhdon dhe do vazhdoje shume e shume gjate pasi nuk ka psikiater qe te sheroje dot Ramen nga komleksi i ri qe e ka ngerthyer ate, kompleksi i Beçhettit dhe i mamase se tij Liljana, qe sipas tij meriton çdo ndeshkim dhe vetem nene nuk mund te quhet per djalin qe ka lindur.
Te dashur miq, kaq i forte eshte ky kompleks saqe jo e kthen por e mban te gozhduar perfundimisht Ramen me vendin e krimit, konfiskimin e Agon Channel. E tere kjo histori e neveritshme trillimesh, urrejtjeje patologjike, linçimi ligjor e mediatik, natyrisht demtojne momentalisht Beçhettin por vetem momentalisht. Te gjitha keto ndeshkojne me se shumti shqiptaret. Se pari me largimin e investitoreve italian dhe te huaj qe shohin veten e tyre ne meshiren e nje deshtaku te semure psiqik, i afte te ndermarre akuza dhe fushata denigruese te paimagjinueshme ndaj tyre. Se dyti, do ndeshkojne rende shqiptaret sepse ne arbitrazhet dhe gjykatat nderkombetare akuzat fallco, masat arbitrare, linçimet, demet morale dhe materiale, fitimet e munguara etj, denohen me qindra milione euro, dhe po keshtu sekuestrimet, konfiskimet e mediave te pavarura jane te denueshme dhe te papranueshme nga vendet e lira dhe institucionet nderkombetare. sb