Serish mbi Festivalin e Kenges ne RTSH, si instucion dhe i vetmi Festival Publik Mbarkombetar
Nga Miron Kotani
Festivali i Kenges ne RTSH prej vitesh gjithnje e me shume po shendrrohet ne ish spektaklin tv: " Ethet e Eurosongut ( premtes) mbrema" !
Me doren tone shkateruam traditen e disa dekadave perpjekjesh te autoreve me te mire ne vend per te pasur " aromen" shqip te kenges se lehte,- duke e kthyer ne nul Ngjarjen me te bukur muzikore ( Festivalin),- ne nje Ankad " ethesh" Eurosongu.
Shkaterruam emocionin e bukur te gares ( sepse gare nuk ka me) dhe harruam dinjitetin artistik - rendesine e respektin per te gjithe pjesmarresit ne Festival duke i trajtuar ata jo si te barabarte e pretendente por thjesht si garniture e mbushes te thjeshte numrash.
Jo ! Nuk ka qene ky Festivali yne me plot tradite i Dhjetorit ! Vertete nuk ka qene me Fonira , ndricim, kamera e regji televizive moderne, - por kishte jete , Gezim- gjalleri - emocion pa fund !!!!!
Dikur njerezit dilnin nga salla duke mbajtur mend e fershellyer thuajse te gjitha melodite e kengeve pjesmarrese (por sot nje gje e tille eshte me pikatore pasi jane "zhdukur" profesionistet e vertete dhe protagonistet.) Dikur ankthi se kush eshte fituesi te mberthente deri ne castin e sekondes te fundit - por sot rezultati dihet e vendoset jave e muaj perpara duke e rrotulluar e sherbyer Festivalin drejt cmimit te pare te " Eurosongut"
Nuk ka pse RTSH gjithe industrine e imazhin e tradites se Festivalit tone ta vere ne sherbim te Eurosongut duke treguar paaftesi dhe pamundesi ne perzgjedhjen e kenges perfaqesuese dhe kengetarit qe perfaqeson Shqiperine cdo vit ne Eurosong.
Formula e cmimit te pare te Festivalit si perfaqesuese e Shqiperise ne Eurosong ka treguar gjithe keto vite se eshte nje formule e deshtuar duke i bere " dem" si Festivalit nga njera ane ashtu dhe perfaqesimit tone ne Europianin e kenges nga ana tjeter.
Prova qe e verteton me se miri kete konkretisht eshte kjo:-
Nga viti 2004 deri ne 2019 te gjithe kengetaret "Big" fitues qe shkuan ne Eurosong vitin pasardhes braktisen Festivalin Kombetar perfundimisht duke mos marre pjese me ne te?????
Perse ndodh keshtu????- Sepse Festivalin e ka "pushtuar" Eurosongu eshte pergjigja.
Shqiperia nje vend i vogel nuk e ka " luksin" te prodhoje e promovoje pafund qindra kengetare e kompozitore te rinj pa dogane cdo vit ne Festival nga viti ne vit ku pjesa me madhe e tyre thuajse nuk lene asnje gjurme.
RTSH Festivalin nuk duhet ta mendoje dhe ndertoje si nje Spektakel " Eurosongu" , por ti rikthehet emrave me ne ze te kenges sone si ne krijimtari ashtu dhe interpretim. Ne radhe te Pare Festivali i Kenges eshte dhe duhet te jete Festival i krijimtarise e jo te devijohet - gjithcka te vihet e te sillet rreth kengetarit - interpret. ( Sic ka dhe emrin : Festivali i KENGES) .
Lind pyetja. Si do te ishte nje Festival i deshiruar e shume pritur?
Thjesht prsh.Mjafton te marrim fituesit e 15 edicioneve te fundit + 5 apo 10 Big te tjere dhe do te kishim nje Super Festival Normal dhe sa u takon interpretuesve.Ky po do te ishte Festivali qe duam:
1.Anjeza Shahini
2.Ledina Celo
3.Luis Ejlli
4.Frederik Ndoci
5.Olta Boka
6.Juliana Pasha
7.Kejsi Tola
8.Aurela Gace
9.Elhaida Dani
10.Eugent Bushtpepa
11.Rona Nishliu
12.Linda Halimi
13.Eneda Tarifa
14.Liljana Kondakci
15.Adrian Trebicka
16.Gjergj Leka
17.Luan Zhegu
18.Bashkim Alibali
19.Eranda Libohova
20.Kujtim Prodani
21.Kozma Dushi.
22.Orgesa Zaimi
23.Kamela Islamaj
24.Irma Libohova
25.Aleksander Gjoka
26.Elton Deda
27.Redon Makashi
28.Selami Kolonja
29.Ilir Shaqiri
30.Sabri Fejzullahu
31.Endri& Stefi
32.Ermira Babaliu
33.Manjola Nallbani
34.Alban Skenderaj.
35.Miriam Cani
36.Anxhela Peristeri.
37.Myfarete Laze.
38.Dashnor Diko
39.Bojken Lako
40.Hersiana Matmuja
41.Saimir Cili
42.Jonida Maliqi
43.Agim Poshka. .
44.Alfred Habipi
45.Ardit Gjebrea
46.Haxhi Dauti
47.Ema Qazimi
48.Spiro Katundi
49.Jolanda Dhamo
50.Dhimiter Disho
etj....etj....
Me vjen mire qe shume muzikante, miq e kolege po rikthehen ne mbeshtetje te kesaj ideje dhe opinioni te bere publik prej kohesh.:
- Gjetjen e nje formule te 're per " Eurosong" dhe kthimin e Festivalit ne shinat e tradites dhe ne shtratin e vet normal.
21 Maj 2019