Do të shkruhen mijëra e mijëra rreshta për këtë farsën e 6 viteve te fundit me emrin reformë në drejtësi, do të shkruhen dhe libra. Në të gjithë skenën e trishtë të një pseudosuksesi si një re e zezë rri mbi kokën e pseudoreformës grushti i shtetit i përgatitur nga Rilindja me emrin ”Reforme ne drejtësi”. Edhe diktaturat më të egra dhe më monstruozet kanë bërë sikur i kanë mbajtur gjykatat institucionet dhe kurë nuk ka ndodhur, aq më tepër në kushtet e një vendi demokratik në zemër të Evropës, e konsideruar si demokraci hibride që vendi të mos këtë as Gjykatë Kushtetuese, aq Gjykatë te Lartë, kjo e fundit u shkri si kripa në ujë para 48 orësh.
Reforma përfundoi bashkë me vetingun në një proces farsë, me institucione të komprometuara me dy standarde, me ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit pjesëmarrës në këto institucione. Vetingu u kthye si në ato këshillat e lagjeve të Frontit Demokratik ku vigjilonin për armikun e klasës. Vetingu nuk u mor as dhe një ore dhe sekondë të vetme me performancën dhe vendimmarrjen ne procese gjyqësore të prokuroreve dhe gjyqtarëve.
Për një pjesë të tyre kërkoheshin dhe lekët e fruta-zarzavateve të blerë të marketi i lagjes, kur vetingu nuk e kishte për gjë që për Dvoranin të mbyllte një sy për më shumë se 100 milionë lekë. Pas atij konsensusit të korrikut 2016 një skenar i përgatitur me kohë do të minonte këtë të fundit me miratim të linjave të caktuara ndërkombëtare të investuara, jo vetëm institucionalisht por dhe personalisht.
Në të gjithë periudhën që banda e Rilindjes mori në dorë këtë pseudoreformë, hap pas hapi kemi ndjerë simptomat e grushtit të shtetit që kulmoi me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Kryeministri i bandës së Rilindjes kishte kalkuluar çdo gjë deri në faktin që KLP e Ibrahimit do të zgjidhte SPAK-un e Ramës dhe ky i fundit do të ishte kamzhiku dhe prangat në duart e banditëve të Rilindjes për të dhunuar dhe asgjësuar opozitën dhe ky është element i grushtit të shtetit. Hapat me të cilët ai asgjësoi çdo aksion, çdo propozim, çdo pjesëmarrje, të opozitës në aktet e reformës ka qenë pjesë e një skenari që kulmoi me lënien e vendit pa gjykatë dhe me kryeministrin që është dhe kryeprokuror dhe kryegjykatës dhe kryetar i sektit dhe sot jemi në kushtet e grushtit të shteti.
Deklarata të tilla që e quajnë këtë grusht shtetit histori suksesi, tashmë janë të dala boje dhe nuk mbrojnë dot askënd.