Misione të dështuara që mbrojnë vetveten

Premte, 24 May 2019 14:29

Nuk ka asnjë dyshim që reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut është kthyer sot në një iniciativë të një fondacioni privat që mbron interest private të një njeriu dhe të një sekti të rrezikshëm që ka marrë në dorë, fatkeqësisht, fatet e këtij vendi. Sa më e qartë del situata tragjike dhe komike njëkohësisht,  aq më të ashpra bëhen tonet e “avokatëve” të interesave personale të kryeministrit. Të flasësh si koncet  për reformën në drejtësi, çfarë duhet bërë, ku është bërë gabim, të përmirësohet, dhe si duhet vazhduar konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit është njëra gjë. Por, kur del në konferenca shtypi për të mbrojtur shkeljet e Kushtetutës së një vendi dhe të dalësh me një target me prevision, është shumë e lexueshme që këtu nuk ke hallin e reformës. Ka pasur një deklaratë sot të shefes të operacionit ndërkombëtar të monitorimit (ONM) zonjës Calavera, e cila asiston procesin e vettingut. Ky i fundit ka degraduar në skuadër pushkatimi, ku gjysma trajtohen me standarde për të goditur vetëm kundërshtarët. Kur procesi i vettingut kalon Dvoranin me më shumë se 100 milionë lekë të pajustifikuara dhe nuk miraton karrierat që ndoshta kanë qenë jo të dëmshme , qoftë edhe për 5 milionë lekë, vetë zonja Cavalera jo vetëm që duhet të kishte ngritur zërin por duhet, qoftë edhe për moralin e detyrës së saj, të mos qëndronte më në krye të këtij misioni të dështuar.  Kur ky vetting i Cavalerës kalon me akrobacira nga më të shëmtuarat Donika Prelën, megjithë problematikën e madhe që shfaq prokuroria që vjen nga Durrësi, dhe shkon te Krimet e Rënda, për arsye që dihen, çdo fjalë dhe deklaratë e Cavaleros është pa moral dhe e pavlerë. Kjo është nga ana e detyrës që ka marrë.

Por kur merr përsipër të bësh edhe guvernatoren për çështjet e brendshme të një vendi, dhe të jesh kamxhik në duart e kryeministrit të sektit të rrezikshëm të Rilindjes, në këtë moment je thjesht kryetare e dështuar e një procesi të dështuar dhe mbron vetveten.

Me përjashtim të konsesusit prej 140 deputetësh në parlament, në korrik 2016, reforma në drejtësi është kthyer thjesht në një mjet për të shkelur Kushtetuën çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Dhe ky është mëkati që sigurisht duhet të ishte më i madhi, por në fakt është mëkati më i vogël. Nga shkelja e Kushtetutës reforma në drejtësi nga sektori i rrezikshëm i Rilindjes është përdorur për dy arsye madhore që rrezikojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë: asgjesimi i opozitës dhe çdo qelizë e reformës në mbojtje të narko-shtetit. Zonja Cavalera e di shumë mirë që para se të zgjidhej kjo pseudo kryeporkurore, forcat polike kishin rënë dakord që njerëzit që do merreshin me hartimet e gjithë aktit të kësaj reforme, nuk duhej të ishin në krye të institucioneve të saj për të shmangur konfliktin e interesit dhe keqpërdorimin e tyre.

E kundërta ndodhi, dhe zonja Cavbaelra na përmend sot Gent Ibrahimin në krye të KLP-së, duke mos vënë re aspak bashkëpunëtorët e policisë sekrete dhe kasaphanën që kryhet aty për të bërë gati SPAK-un e Edi Ramës.

Kemi idenë se zonja Cavalero vjen nga një vend demokratik. Dhe këtu qëndron tragji-komikja e fjalëve të saj, sepse ajo edhe ca “ekspertë” si puna e saj, kujtojnë se shqiptarët janë një popull primitiv dhe na trajtojnë si majmunë në pemë. Shqipëria nuk ka nevojë për standarde të dyfishta dhe për njerëz që të vijnë të na tregojnë nga kush kemi frikë e nga kush jo. Sulmet që ajo pretendon ndaj insituicioneve të Vettingut janë tejet të drejta dhe të justifikueshme dhe të vetmit që duhet të kenë frikë nga institucionet e reformës kur ajo të kryhet siç duhet, në radhë të parë duhet të jenë ata që kanë shkallmuar pluralzimin dhe institucionet e shtetit, në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Muajt e ardshëm nuk do jenë vendimtarë pasi fazat e tranzicionit të reformës nuk ka përfunduar. Ajo kërkon konsenusin  e të gjithë spektrit politik dhe jo 69 vota për kryeprokurore që të mbylli dosjet e sketit të Rilindjes. Sa për shoqërinë civile zonja duhet të lexojë pak dhe të informohet se në Shqipëri ajo është një shoqëri civile me hap ushtarak. Eshtë vërtet e trishtueshme kur njerëz nga Perëndimi vijnë dhe pretendojnë të jenë oficerë të policisë gjyqësore, kryeprokurorë, zëdhënës të qeverisë, dhe kërcënues në distancë në media për njërën palë dhe në mbrojtje të aferave të pluhurosura me pluhur kokaine të palës tjetër.

Fjala e saj sot kishte vetëm një vlerë për të shtruar edhe një herë pyetjen: Ç’punë ka një fondcion privat me reformën në drejtësi të një shteti?

Zonja Cavalera e dha sot përgjigjen. /55news.al

Modifikuar më Saturday, 25 May 2019 10:11
Login to post comments