Nga Armand Shkullaku (Pjesë nga debati ne emisioni Opinion)
Nëse kjo opozitë është kaq e parëndësishme që nuk ka asnjë vlerë, që kjo opozitë është vetëvrarë, ka djegur mandatet, ka bërë harakiri, ka ikur në punë të vetë, çfarë e shqetëson mazhorancën që thotë na ka ndikuar kriza tek raporti me Bashkimin Europian. Kur ky njeri është i parëndësishëm pse duhet të ulesh me të? Ulu me Rudina Hajdarin, ulu me Kujtim Gjuzin, ulu me kë të duash dhe zgjidhim këtë problem dhe t’i japim Shqipërisë pluralizmin e merituar. Mendimi im është që nuk duhet të ketë përplasje. Unë them që opozitës nuk i konvenon që ditën e zgjedhjeve më 30 Qershor të bllokojë një proces farsë. Rama thotë nuk negocioj 30 Qershorin dhe opozita thotë nuk e lëshojmë 30 Qershorin. Jo Edi Rama, po Skënderbeu i vërtetë të vijë nuk qeveris dot vetëm në 2019. Unë prandaj thashë që sa më vonë ta japi dorëheqjen, më mirë është, të marri disa Arta Marku, le të marri disa gjykata, le të marri disa prokurori, le të marri disa bashki, le t’i marri të gjitha. Sa më shumë të marri, fundi dihet. Dhe është e mirë për këtë shoqëri ta pësojë edhe njëherë kështu që të vënë mend. Pse nuk duhet opozita të bëjë dhunë? S’ka nevojë. Ky është një autoritarizëm karikatural. Sado që mundohet të imitojë Erdoganin, nuk është ai lloj. Opozita duhet ta kthejë në një festival karnavalesh. Le të dali, siç dilnin atëherë me daulle në 07:00 të mëngjesit, që votohej 99.999%. Atij (Enverit) ia tërhoqën bustin zvarrë mbasi vdiq. Kurse mund të ketë politikanë që mund të tërhiqen zvarrë për së gjalli. Nëse një politikan mendon që mund të shkojë i vetëm të dominojë gjithë pushtetet, mos lërë asnjë hapësirë demokratike, sigurisht që mund të përfundojë ashtu.