Shkrimtari Kim Mehmeti, e cilëson qeverisjen e Edi Ramës si një grope septike ku mblidhen të gjitha pisllëqet e tre dekadave të politikës së mbrapshtë shqiptare.
Në një intervistë për televizionin e shqiptarëve të Maqedonisë “Lajm TV”, Mehmeti analizon gjithë atë çfarë ka ndodhur me modelin e qeverisjes “Rama” gjatë këtyre viteve. Ai shprehet se kjo gropë sepktike duke marrë gjithë pushtet rrezikon të ndotë gjithë Shqipërinë.
“Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!” ,- shprehet Kim Mehmeti.