Pas Edi Ramës, Arta Marku është problemi!

E Enjte, 06 June 2019 19:52

Edi Rama është e keqja më e madhe që i ka ndodhur këtij vendi në këto 27 vite, pas rënies së komunizmit. Ky njeri i kapur peng nga krimi i organizuar e ka çuar vendin në humnerën me të rrezikshme në historinë e vet.

Kryetar i një bandeje kriminale që ka marre peng të ardhmen e Shqipërisë, Edi Rama na solli para shumë pak kohësh një të keqe tjetër shumë të madhe. Në krye të një institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues na erdhi mes shashkave, tymit e flakës në seancë parlamentare, PPP më e famshme e këtij vendi, Arta Marku.

Kjo zonjë që do të hyjë në histori si një kukëll kriminale, e cila është totalisht nën kontrollin e kryeministrit Rama nga i cili merr urdhra dhe ky i fundit nga krimi të cilin e ka ingranuar në çdo qelizë të pushtetit.

Me veprimet dhe deklaratat e fundit në lidhje skandalin e përgjimeve që janë publikuar këto dy ditë, Arta Marku vulosi faktin që ajo është problemi i madh i këtij vendi pas Edi Ramës. Me urdhrin pas publikimit të këtyre interceptimeve, që na kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media, Arta Marku është vetëofruar të marrë edhe rolin e shkelëses së madhe të së drejtës kushtetuese për informim dhe lirinë e shprehjes dhe të fjalës së lirë.

E ardhur në krye të organit të akuzës nga Rama, Arta Marku  e ka bërë shumë mirë misionin e saj në mbrojtje të bandës kriminale në pushtet. Ajo ka mbyllur çdo dosje korrupsioni dhe kriminale të pushtetit, nuk po i heton ata si dhe në mënyrë të pacipë po përdoret politikisht dhe ndaj opozitës shqiptare apo edhe mediave që kundërshtojnë qeverinë.

Arta Marku ka shkuar madje shumë larg. Ajo nga turpi i madh i organit të akuzës po shndërrohet nga dita në ditë në një rrezik permanent për demokracinë dhe paqen sociale në vend. Ajo është e keqja dhe problemi i madh, që ky vend duhet të merret sa më shpejt. Menjëherë pas shporrjes së Edi Ramës. REDAKSIONALE

Modifikuar më Premte, 07 June 2019 09:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...