Kryeministri Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, si dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kanë dhënë sot intervista për mediat e huaja.
Ajo që është e çuditshme në këto intervista është se të tre kanë të njëjtën gjuhë, të njëjtin qëndrim për krizën politike.
Tani që Lleshaj do flasë si Rama këtë nuk e vinim në dyshim ne por që dhe ambasadori i BE-së të lexojë Kryeministrin për të dhënë një intervistë për mediat e rëndësishme ndërkombëtare.
Qëndrimi që po mban ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në lidhje me krizën politike e cila ka përfshirë Shqipërinë është bërë shkak për dyshime mbi faktin e paanshmërisë së një diplomati kaq ët rëndësishëm ën vend.
Së fundmi deklaratat dhe pozicionimi i Soreca, qartazi në anën e qeverisë, që nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës politike në vend, e bëjnë ambasadorin e Bashkimit Evropian të duket sikur është anëtar i Partisë Socialiste dhe jo përfaqësuesi më i lartë i BE-së në Shqipëri. Ndaj te tria intervistat e sotme, ajo e Ramës, ajo e Sorecas dhe ajo e Lleshajt janë përgatitur në zyrat e PS-së.