Edi Rama, ardhja e dytë e Haxhi Qamilit

Premte, 07 June 2019 11:37

Në historinë e Shqipërisë ka pasur gjithmonë dy palë. Njëra palë e atyre që mbushin malet për të luftuar për liri, zhvillim dhe rrugëtim të vendit drejt vendeve më të demokratizuara të botës. “Për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”, thoshte Naim Frashëri.

Dhe pala tjetër, ajo kundër ithtarëve të lirisë dhe zhvillimit të vendit kanë qenë ata që gjithmonë me flamuj të rreckosur kanë dalë me thirrje si ato të Haxhi Qamilit  “Poshtë shkaba, rroftë baba”.

Por çfarë është duke ndodhur pikërisht këto ditë në Shqipëri. Kemi një palë, atë të opozitës, e cila është rreshtuar e gjitha në krah të vlerave më të mëdha demokratike, lirisë, zgjedhjeve, barazisë, kundër vjedhjes dhe bandave kriminale. Një rreshtim i denjë në luftën shekullore të shqiptarëve drejt Perëndimit.

Nga ana tjetër kemi Edi Ramën dhe grupin e tij kriminal. Hajdut të shkallës më të lartë të mundshme. Njerëz që po e largojnë Shqipërinë nga vlerat perëndimore më shumë se kushdo në historinë tonë pak më shumë se 100-vjeccare.

Rama na paskësh deklaruar mbrëmë se ai nuk i konsideron fare përgjimet e fundit. “Nuk pyes për përgjimet e gjermanëve”, lë të kuptosh Kryeministri ynë kryebandit.

Sigurisht që ky njeri as nuk do t’ia dijë për përgjimet e gjermanëve pasi atij e vetmja gjë që i ka interesuar ka qenë mbështetja e Erdoganit, Vuçiçit apo e Putinit.

Rama gjithnjë ka tentuar dhe gjithmonë vazhdon të tentojë për t’i dhënë një tjetër kurs vendit. Ta rikthejë drejt lindjes, atje ku atij i qan zemra. Dhe të përmbushë kështu edhe amanetin e paraardhësve të tij.

Ndaj edhe Edi Rama e ka rrethuar veten me ithtarë të serbëve. Të mos harrojmë se dy këshilltarët kryesorë të Haxhi Qamilit, një major dhe një kolonel, ishin serbë.

Ndaj edhe Rama po na duket se ardhja e dytë e Haxhi Qamilit. Dhe na ka rikthyer atë betejën e famshme që përmendëm në fillim të këtij shkrimi. Se kush ka triumfuar ne i dimë! Ithtarët e botës së lirë dhe perëndimit sot janë në altarin e kombit, të tjerët në mbetjet e historisë. REDAKSIONALE

Modifikuar më Saturday, 08 June 2019 09:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...