Tashmë është një fakt i pamohueshëm që reforma e ashtuquajtur në drejtësi është kthyer në një fenomen të rrezikshëm padrejtësie dhe me dy standarde. Kjo është e keqja më ë e vogël që vihet re në procesin e zbatimit, fakti qëndron se ajo është iniciativë e një fondacioni privat, një eksperiment i rëndë dhe radikal vetëm në një funksion tashëm jo të një partie politike por të një sekti të rrezikshëm siç është rilindja, dhe pushtetit të një njeriu të vetëm, Ramës.
Fondacioni privat që mori përsipër që të lozë me jetën dhe të ardhëm e 3 milionë shqiptarëve në funksion të pushtetit të Edi Ramës, sigurisht që ndërmori edhe masat për ta kryer këtë operacion. Propaganda ishte e shfrenuar, kërcënimi arriti aty ku nuk kishte arritur asnjë moment në historinë politike të këtij vendi në raport me faktorin ndërkombëtar.
U angazhuan të gjitha kanalet e fondacionit privat si në SHBA ashtu edhe në Evropë. Ka shumë vende të Evropës ish0komuniste që nuk kanë lejuar ndërhyrje të tilla të fondacioneve private në punët e shtetit. Dhe ja kanë dalë ti kenë proceset e tyre demokratike të pastra, të vërteta, duke bërë që sistemi të funksionojë. Ky koncept i gabuar i drejtësisë dhe kjo mënyrë e aplikimit, Në Shqipëri jo vetëm që ka dështuar por është shumë i rëndë fakti që një proces i tërë, sigurisht i nevojshëm, të kthehet në një armë të një sekti të rrezikshëm siç është rilindja, ndaj të gjithë kundërshtarëve të saj.
Ka pasur eksperienca të tjera, tejet të suksesshme dhe të pa komprometuara që nuk kanë lejuar çmenduria të tilla si për shembull KLP0ja e Ibrahimit të zgjedhë SPAK0un e Ramës. Reforma në Drejtësi në duart e një qeverisjeje të kompromentuar në trafikun e Heroinës, kokainës, për blerje votash është një skuadër pushkatimi dhe jo reforme.
Jo më kot kandidatja e parë për në SPAK është Donika Prela. KLP-ja e Ibrahimit na paska zgjedhur dhe të dytin. Opozita është jashtë loje, e nxjerrë me dhunë nga ky lloj procesi. Konsulentët e ndryshëm, implikimi i Euraliusit në modele që rrezikojnë të ardhmen kushtetuese të vendit dhe ligjit e kanë kthyer këtë në një reformë të skaduar. Në momentin kur Shqipëria aspiron drejt Evropës duhet të marrë nismat nga më të suksesshme të saj. Sidomos për këtë reformë. Në kushtet si po zhvillohen ngjarjet, është e rrezikshme që drejtësia të jetë në duart e një njeriu te vetëm. Dhe në përgjimet e fundit i bie që të jetë në duart e trafikantëve të heroinës dhe kokainës. KE nisi një nismë për monitorimin e sistemit të sundimit të ligjit në Bosnjë Hercegovinë. Një nismë e tillë duhet të monitorojë jetë katrahurë që Rilindja do që ta quajë Reformë në Drejtësi.
Ka qenë tejet i suksesshëm raporti i Priebe i cili ndihmoi në kalimin e një krize serioze të demokracisë në Maqedoni në 2015. Raporti Priebe është një raport i krijuar nga ish drejtori për Ballkanin në KE, Reinhard Priebe.
Është emergjente një model i tillë. Në atë kohë ky model konsistoi në mbledhjen e një grupi ekspertësh të pavarur nga vendet e BE-së të cilët identifikojnë problemet e thella të demokracisë në vendet në anëtarësim. Eksperienca të tilla janë emergjente në Shqipëri për të ndalur këtë katrahurë profesionale dhe njerëzore me emrin reformë në Drejtësi.